Viron Bezhani ka nisur menjëherë punën pas zgjedhjes si president i KOKSH-it. Bezhani ka realizuar një takim me ministren e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla për mbarëvajtjen e punës dhe bashkëpunimin mes dy institucioneve.
Takimi ka zgjatur për disa orë mes Bezhanit dhe Nikollës dhe në fund ka konkluduar me arritjen e tre marrëveshjeve mes palëve. Pika e parë e marrëveshjes së arritur mes palëve është ngritja e një Kampusi Olimpik për trajtimin e sportistëve më të mirë të vendit në të gjitha sportet.
Qëllimi është përgatitja maksimale për Lojërat Olimpike dhe eventet e tjera duke shmangur njëherë e mirë të gjitha problemet në prag të ngjarjeve të mëdha sportive që realizohen njëherë në disa vite. Marrëveshja e dytë e arritur është miratimi i statusit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar duke i dhënë dritën jeshile zgjidhjes së problemit disa vitesh që është mbartur nga qeveria e kaluar.
Ndërsa pika e tretë ka të bëjë me bashkëpunimin federata-KOKSH-ministri për të nisur një rrugë të re dialogu. Pas përfundimit të takimit presidenti i KOKSH-it është shprehur i kënaqur me marrëveshjet e arritura duke e cilësuar si një fillim të mbarë të punës për të riorganizuar këtë institucion me pretendimet të shumta.

LAJMET MË TË VLERËSUARA