Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nuk lejon peshëngritjen në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës, nga data 22 qershor deri më 1 korrik të këtij viti.

Pikërisht me sportin e Peshëngritjes, Shqipëria ka shanse më të mëdha që të fitojë medalje. Aktiviteti, ku marrin pjesë 16 vende në 33 disiplina të sportit, është një mundësi e mirë për peshëngritësit shqiptarë për medalje, të udhëhequr nga kampioni i trefishtë i Evropës, Briken Calja.

Por KOKSH ka vendosur në mbledhjen e fundit, që për të evituar probleme të dopingut, të mos çojë peshëngritës në Lojërat Mesdhetare.