KOKSH: Turi Çiklistik promovoi edhe turizmin shqiptar

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ka pritur përfaqësuesit e çiklizmit, që në Turin e 75-të Çiklistik të Shqipërisë kanë bërë një paraqitje të mirë. Në këtë tur morën pjesë rreth 250 çiklistë, të ndarë në 13 ekipe nga e gjithë Europa, ku në fund triumfuan italianët.

Për Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ishte edhe një promovim i shkëlqyer që iu bë turizmit shqiptar dhe për këtë ka falenderuar drejtuesit e federatës përkatëse.

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë ka përfunduar me sukses dhe pa incidente, ku fitues u shpall një italian dhe skuadra e tij, mes 13 ekipeve pjesëmarrëse. Në 5 etapat është paraqitur mirë edhe ekipi kombëtar shqiptar, ku dy herë çikisti Xhuliano Kamberaj zuri vendin e dytë.  Pikërisht për suksesin e këtij turi, KOKSH ka pritur çiklistët shqiptarë dhe ka falenderuar drejtuesit e federatës.

Në emër të Komitetit Olimpik do të doja t’ju falënderoja për Rrethin e Dytë Çiklistik që njihet nga UCI dhe sidomos për suksesin që po arrin federata juaj. Mund të them që këto dy vitet e fundit janë të njëpasnjëshëm të suksesshëm dhe kjo kuptohet që është meritë e federatës suaj, e drejtimit me seriozitet dhe i punës së shkëlyqer që kanë bërë çunat.

Presidenti i KOKSH, Vrion Bezhani

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello, ka pohuar se nëpërmjet Turit Çiklistik është promovuar edhe turizmi shqiptar.

Nuk është vetëm sport, është edhe turizëm, është edhe promovim për vendin tonë, kështu që në duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje, jube në radhë të parë për sakrificën dhe stërvitjen që bëni.

Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Stavri Bello

Ndërsa presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, ka pasur një shqetësim dhe i është drejtuar Kryeministrit.

Kam një thirrje për Kryeministrin, do t’i lutesha shumë, nëse Parku Olimpik në Tiranë është bërë për federatat, në varësi të Agjensisë së Sporteve, duhet të mos ketë asnjë ngërç, duke qenë se zyrat tona janë zënë me njerëz të bashkisë.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku

Në emër të ekipit kombëtar të çiklizmit ka folur kapiteni Besmir Banushi, që kërkon akoma më shumë mbështetje, për të marrë rezultate.

Unë jam shumë i kënaqur me çunat për punën që kemi bërë gjatë gjithë garës në pelaton. Kemi udhëhequr gjithmonë, thuajse në të gjitha etapat. Tani do të kërkojmë sukses në Lojërat Mesdhetare.

Çiklisti Besmir Banushi

Ishte viti i dyti që Turi Çiklistik i Shqipërisë organizohet pa probleme, i njohur edhe nga federata ndërkombëtare e çiklizmit dhe jo më kot morën pjesë 13 skuadra nga e gjithë Europa, ku në fund triumfuan italianët.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja