“U bëj thirrje ambasadave të vendeve të Bashkimit Europian që të mos i zvarrisin proceset për dhënien e azilit politik ndaj shqiptarëve.” Kjo ka qenë deklarata e dhënë nga Shkodra nga Kryetari i Konfederates së Përgjithshme sindikaliste Kol Nikollaj.
 
Kreu i Konfederatës së Sindikatave Shqiptare Kol Nikollaj ia faturon vetë shtetit gjerman dhe atij francez, si dhe ambasadave në vendin tonë situatën e krijuar me shqiptarët azilkërkues dhe kjo sipas tij lidhet me procedurat burokratike që ato aplikojnë.
 
Kryetari i Konfederatës Sindikaliste këto deklarata i bëri gjatë vizitës që kishte në Shkodër si arsye e një cikël trajnimesh që po organizon me shoqërinë civil.
 
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)