TIRANE-Kompania koncensionare që kryen kolaudimin e automjeteve, nga data 1 mars do të ofrojë shërbimin e prenotimin e kolaudimit nëpërmjet internetit. Çdo shofer mund ta prenotojë online datën dhe orën e kolaudimit duke hyrë në faqen , www.automotivealbania.sgs.com

Projekti, fillimisht do të zbatohet vetëm në Tiranë, dhe vjen për shkak të uljes së fluksit të automjeteve, procedura e të cilave kryhet në një pikë të vetme, në Fushë Prezë.

Kompania që ofron shërbimin e kolaudimit funksionon në kushtet e monopolist, ndaj dhe qeveria ka deklaruar shpesh se do të liberalizojë tregun, duke lënë hapësira për kompani të reja në treg. Sipas të dhënave nga qeveria, opsioni qe po shikohet është që ky proces të kryhet tek serviset e koncesionarëve të makinave.
 
Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)