Kolaudimi i makinave në shtet, Gonxhe shuan çdo dyshim: S'ka asnjë koncesion! Do shtohen kontrolle, ndëshkime më të ashpra për shoferët

TIRANË- Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe tha në Report Tv se nuk do të jepet më me koncesion kontrolli teknik i mjeteve. Lajmet se bëhet fjalë për një koncesion 200 mln dollarësh, Gonxhe i quan krejtësisht të pavërteta, spekulime duke theksuar se nuk do të ketë asnjë lloj privatizimi. Një vendim i tillë, për drejtorin, nuk ka të bëjë aspak me faktin që jemi në një vit elektoral, por ka listuar një sërë arsyesh të tjera që argumentojnë se përse iu besua DPSHTRR-së.

"Nuk ka më koncesion, të mos ketë asnjë lloj koncesioni. Nuk ka pasur asnjëherë për një koncesion 200 mln euro. Kemi një institucion me ekonomi të mirë, nuk kemi nevojë që këtë ndihmë ta bëjmë me koncesion, kemi kapanonet, kemi linjat e kontrollit dhe të gjitha imputet nga më të ndryshmet që i kemi përditësuar 2019-2020. Dhe duke pasur këto asete të jetë e pamundur që të mos bëhet nga ky ent publik është me vetëfinancim. Pra quhet në një farë mënyrë i liberalizuar, ne jemi të licensuar, kemi specializimet dhe aftësitë e duhura. Prandaj ne u ofruam që të garantojmë shërbimin, duke e bërë kontrollin për më shumë në kohë", tha Gonxhe.

Ai tha se shërbimi do kryhet nga shteti në janar dhe do forcohen kontrollet, por edhe masat ndëshkuese ndaj personave që mbajnë automjete jashtë kushteve teknike. Në këtë "kontratë" të re,  Gonxhe tha se është shumë i rëndësishëm edhe përgjegjshmëria e vetë qytetarëve.

"Do rrisim kontrollet rrugore, kontrolle më të imta teknike me policinë dhe Task Forcën e Policisë Rrugore. Kemi investuar shumë në sistemin e monitorimit, problemet nuk rregullohen me njerëz, por me sisteme dhe investimet që kemi bërë janë të pakrahasueshme, jo vetëm me këtë koncesion, por me shumë ente private që kemi në treg. Nëse ne do i themi një mjeti që do marrë një kontratë dy vjecare, do të ketë më shumë kontroll për gomat, për probleme funksionalitet të mjetit. Ne mund të na prishet makina dy javë pas kolaudimi, po nuk do të thotë që do rrimë një vit me makinë të dëmtuar, duke lëvizur me makinë me familjen. Në rast se do kapesh në rrugë me një automjet jashtë standardi, do të ketë masa shumë të rënda. Ne do shkojmë në rritjen e kontrolleve për ndotjen e ambientit, në kontrolle më të imta të aspekteve më me rrezik, gomat, frenimi apo mjetet të transportit", tha drejtori.

Gonxhe foli edhe për një investim në drejtorinë Rajonale të Kontrollit Teknik në Elbasan.

"Do të investojmë në muajt që vjen zëra investimi për nevojat që do të ketë ky shërbim, nëse ne shohim që në qytete të caktuara do duhet të investojmë, psh kemi një plan bashkë ke Auto Parkun në Elbasan ne duam të ndërtojmë Drejtorinë Rajonale re  të Kontrollit Teknik në Elbasan dhe të ndërtojmë një drejtori të madhe homologimi i cili do të jetë një gjë që do të jetë fjalë e fundit e teknologjisë, kjo do i ofrojë zonës së Shqipërisë së mesme një opsion edhe më i madh, por nëse nuk duam të investojmë në një vend larg qendrës apo që nuk ka interes shteti, ne jemi të hapur që të nënkontratojmë shërbime të caktuara, po kjo nuk ka lidhje me koncesionin, do jenë me të njëjtat kritika, kushte e çmime", tha ai.

Duke u ndalur në një pikë të rendësishme, te prenotimi online për koalidimin e makinave, Gonxhe tha se ky shërbim do të vijojë, madje garantoi se do të perfeksionohet, teksa u kujdes që të theksonte se punonjësit e koncesionarit, askush nuk do të pushohet.

"Prenotimi online do të qëndrojë, do të përsoset, do ta personalizojmë me login, nuk do jetë më i lirë me një targë, por me një acount që sistemi të mos zihet, kot nëse ky personazhi ka vënë veten e tij 20 herë, dhe nuk sjell makinën e tij ky është një sekser dhe ne do e gjejmë. Të punësuarit do të jenë të gjithë në punë dhe të qetë në vijimin e jetës së tyre sa i përket vitit të punës", përfundoi Gonxhe.

Rregullat e reja të njoftuara
1.Mjetet e reja (0 km) 3 vitet e para nuk do kalojnë në Kolaudim
2.Mjetet e përdorura, nga 1 herë në vit do ta kryejnë kolaudimin 1 herë në 2 vjet
3.Mjetet taksi, autoshkolla dhe mjetet e transportit të mallrave dhe udhëtarëve nga çdo 6 muaj do ta kryejnë kolaudimin vetëm 1 herë në vit!
4.Tarifat aktuale nuk do të rriten, megjithëse afati i vlefshmërisë zgjatet

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gonxhja: 03/12/2020 13:30

    Kolaudimi duhet te behet dhe ne service per arsye se servisi kryen dhe te metat teknike qe ka automjeti

    Përgjigju
  • Çunat: 02/12/2020 16:06

    Si keni per te ik atje ju , si keni per te ik ...

    Përgjigju
  • Ela: 02/12/2020 14:23

    Mire qe koncesioni u hoq,po aman kush do ta beje Blendi Gonxhe? hahahahahahahahha,po te vazhdoj ky? sikur i vini melcite e qengjit ne qafe ujkut.ky eshte kryehajdut,jane ne tave me delijorgjin,me motren e vet OJF,e plot e plot kryehajduti

    Përgjigju
  • Loran: 02/12/2020 14:21

    Ik Morr hajdut legen

    Përgjigju
  • redi: 02/12/2020 13:43

    Bravo Gonxhe per modernizimin e Drejtorise se transportit rrugor .Kthimi ne shtet i kolaudimit te automjeteve ,do te ul koston dhe do shtoj kontrollin efikas te mjeteve.Shteti eshte me cilesor se privati ;megjithse Ramadanin e ka kap semundja e PPP. Blend po humbi PS zgjedhjet, pergjegjes eshte Rama me PPP dhe koncensionet me keq se Saliu Erdhi si shprese dhe i zhgenjeu te gjithe ,se miliarda i ikin shtetit dhe i marrin oligarket miq te te gjatit

    Përgjigju
    • KB vl: 02/12/2020 14:09

      Bravo Rama! Veprim i shkelqyer qe zhduku babezine e saliut dhe Metes dhe na lehtesoi ne qytetaret. Kjo eshte qeveria qe ne duam. Vazhdoni se jeni me te miret!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI