Kolec Topalli, studiuesi dhe kërkuesi fjalëve të çmuara të shqipes

Kolec Topalli, studiuesi dhe kërkuesi fjalëve të çmuara të shqipes

Akademiku Kolec Topalli

Kolec Topalli u lind më 4 dhjetor 1938 në qytetin e Shkodrës dhe ndërroi jetë tre ditë më pare, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë në moshën 80 vjeçare. Prof. Dr. Kolec Topalli ka qenë anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, ka pasur titullin “Mësues i Popullit”. Ka qenë studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare", njofton Akademia e Shkencave.

Kolec Topalli është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja. Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ishte bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar librat: “Theksi në gjuhën shqipe”, “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe”, “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”, “Sonantet e gjuhës shqipe”, “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe”, etj.

Akademiku Topalli e mbylli karrierën e tij me veprën e tij më të rëndësishme “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”. Një muaj më parë profesori u nderua për këtë vepër me çmimin “Çabej” nga Akademia e Shkencave .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja