Kolegji, Gjin Gjoni do të gjykojë
padinë e LSI për numëruesin e 3

Kolegji, Gjin Gjoni do të gjykojë<br />padinë e LSI për numëruesin e 3
Trupa gjyqësore që do të shqyrtojë padinë e LSI për KQZ për numëruesin e tretë do të përbëhet nga; Gjin Gjoni, Sotiraq Lubonja, Tomor Shkreli, Shkëlqim Mustafa dhe Lindita Sinanaj.
 
Ndërsa relator i çështjes nga goglat është përzgjedhur gjyqtari Gjin Gjoni. 

LSI kundërshtoi vendimin e KQZ, pasi pretendon se i takon kësaj force politike që ta ketë numëruesin e vetme në Grupet e Numërimit dhe jo ta ndajë me PDIU.
 
Numëruesi i fundit i papërcaktuar në grupet e numërimit të votave, sipas KQZ në tavolinat me numër çift anëtarësh do t'i përkasë LSI-së. Ndërsa PDIU, do ketë anëtar të saj në tavolinat me numër tek.
 
Ky vendim i KQZ-së shkaktoi pakënaqësi te përfaqësuesi ligjor i LSI-së, ndërsa nuk pati pretendime nga e PDIU-së.
 
Sipas LSI vendimi i KQZ është bërë në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, pasi PDIU duhet të llogaritet si opozitë.
 
Hedhja e shortit u shty me rreth 1 orë e 30 minuta, pasi pasi tavolina dhe goglat ishin zhvendosur në Kryesinë e Kuvendit, pasi u përdorën dje për të zgjedhur anëtarët e Kolegjit të Apelimit të Vettingut.

Si ndahet aktualisht anëtarët në grupet e numërimit
Nga e djathta, numëruesit do t'i përkasin PD-së e PR-së, ndërsa për të majtën, njëri numërues i përket PS-së, ndërsa numëruesi i dytë është ndarë mes PDIU dhe LSI.
 
Grupet numërimit:
PS - 1 numërues
 
PD - 1 numërues
 
PR - 1 numërues
 
LSI- 1 numërues në tavolinat me numër çift
 
PDIU- 1 numërues në tavolinat me numër tek


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Arrestohet i riu, kanoste 60 vjecarin për t'i dhënë pasurinë

Tiranë/ Arrestohet i riu, kanoste 60 vjecarin për t'i dhënë pasurinë