Kolegji rrëzon kërkesën e BD në 5 bashki, PS: Bindja nuk e di e ka me veten, me procesin apo me votimet (VIDEO)

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Bindjes Demokratike që kundërshton rezultatin në bashkitë Selenicës, Shijakut, Kurbinit, Tiranës dhe Beratit. Në një dalje për mediat, përfaqësuesi i PS në Kolegj, Eridian Salianji u shpreh se pretendimet e Bindjes janë ngritur mbi baza partiake dhe jo ligjore.

"BD nuk paraqiti asnjë provë, lidhur me procesin zgjedhor. Pretendimet e Bindjes janë thjeshtë të ngritura mbi bindje politike, fals për të justifikuar rezultatin apo lojën politik, por nuk ka asnjë pretendim ligjor. Bindja nuk e si e ka me veten, me procesin apo me votimet", u shpreh përfaqësuesi i PS në Kolegj, Eridian Salianji.

Në argumentin e saj 'Bindja' pretendon se kutitë janë mbushur me vota fiktive dhe se iu vodhën.

"Ka pasur më shumë vota se votues. Anëtarët i kanë dhënë votuesve më shumë se një fletë votimi dhe në momentin e mbylljes që qendrave të votimit, vëzhguesit tanë janë nxjerrë përjashta. Gjetjet i kemi nga njerëzit tanë vëzhgues. I kemi kërkuar KQZ-së që të hap kutitë, por nuk është marrë parasysh. KQZ s'na ka lënë mundësi për të pasur prova shkresore", u shpreh Fabjan Topollaj.

Të gjitha vendimet e KQZ për zgjedhjet e 30 Qershorit janë marrë me 4 vota, pasi kryetari Klement Zguri ka votuar gjithmonë kundër duke njohur dekretin e Presidentit Meta që anuloi 30 Qershorin. Duke qenë se me 4 vota nuk shpërndaheshin dot mandatet e këshilltarëve bashkiakë, PS-ja i është drejtuar Kolegjit për të certifikuar këshillat.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë