Kolegji shfuqizon vendimin e KQZ
për Kurbinin, duhet kandidati i PD

Kolegji shfuqizon vendimin e KQZ<br />për Kurbinin, duhet kandidati i PD
TIRANË - Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i cili nuk ka pranuar regjistrimin e kandidatit të PD për Kurbinin, Ilir Pjetraj.
 
Në kushtet e mospranimit të kandidatit të PD, atë herë kandidatit të majtë  do i duhej vetëm 1 votë për t’u shpallur Kryetar Bashkie.
 
Kolegji Zgjedhor vendosi që KQZ ta shikojë në themel këtë çështje, duke i përcaktuar edhe afatin deri më 30 maj për të pëcaktuar edhe kandidatin e djathtë. 

Në bazë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, Partia Demokratike do të mund të propozojë një kandidat tjetër për Kurbinin, pavarësisht nëse ai do jetë  Ilir Pjetraj apo ndonjë person tjetër. 

Pjesë e trupës së kolegjit Zgjedhor kanë qenë Ilir Toska. relator i çështjes, Valbon Cekrezi, Petrit Ceno, Gjenovefa Gaba dhe Kliton Spahiu. 

Kolegji ka pasur përballë edhe dy opsione të tjera të vendosë që të mos pranohet vendimi i ZAZ së Laçit që pranoi dorëheqjen e Altin Bibës e që automatikisht të jetë në fletën e votimit për demokratët Altin Biba ose të pranonte vendimin final të KZAZ së Kurbinit që regjistroi kandidatin Ilir Pjetraj.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij