Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave se kolegji u mbyll me kërkesë të presidentit turk Erdgoan. Rama theksoi sërish se kolegji nuk kishte respektuar ligjin duke shitur godinën ku kishte leje për të zhvilluar aktivitetin, dhe e kishte zhvendosur në godinë tjetër pa marrë leje.
Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.
“Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’ii referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush. Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast, s’keni bërë asnjë zhurmë për raste e tjera. Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës. Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët. Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Klosi! Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës! Primare për kandidatët në vendore? Rama: Jo, faleminderit
SI.E./LR/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2415
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Të rinjtë në politikë, Nikola Kedhi: Qeverisja e Ramës më e keqja, Basha çoi PD vetëm në humbje! Kullolli: Zgjedhjet e 11 majit janë pikë kyçe për integrimin
16 Janar, 19:18
-
Kablli Shqipëri- Itali - EBA, përfshihen gjigandët “Taqa” dhe “Terna”! Ministri i EBA: Bëhen bashkë bollëku shqiptar dhe ndërlidhja e Italisë
16 Janar, 18:19
-
Hetimet për 21 janarin, Romeo Kara: Berisha të vret për pushtet! Një tufë maskarenjsh ende i shkon prapa! Merkoçi: Duhen hetuar edhe Bamir Topi me Ina Ramën
16 Janar, 18:18
-
Fëmija 1-vjeçar nga Gaza evakuohet në Shqipëri për trajtim të specializuar mjekësor, OBSH jep detaje (FOTOT)
16 Janar, 17:36
-
Ish Vila e Enver Hoxhës tani rezidencë për artistët shqiptarë e të huaj, Rama: Kur u hap Bunk'Art1 shpërtheu histeria, Bunk'Art2 i vunë kazmën e ngrinin dy gishta
16 Janar, 16:28
-
Kryeministri Rama nesër takim me drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus vota e diasporës dhe regjistrimi i emigrantëve
16 Janar, 15:57
-
Lëvizjet paraelektorale në PS/ Erion Braçe largohet nga Divjaka, Rama i ofron njësinë nr.5 në Tiranë
16 Janar, 13:21
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
NYT: Shqipëria dritë jeshile projektit të Jared Kushner ndërsa Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë! Qeveria do pastrojë ishullin nga municionet
16 Janar, 11:29
-
Çfarë ka pas marrëveshjes 1 miliard euro Rama - Meloni me Emiratet Arabe
16 Janar, 11:24
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29