Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Klosi! Spiropali në Shkodër, Majko në Kukës! Primare për kandidatët në vendore? Rama: Jo, faleminderit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në zgjedhjet vendore do të ketë një skuadër të re organizative. Kryesia e Partisë Socialiste në mbledhjen e të martës ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtuesit e 3 qarqeve, Vlorë, Shkodër dhe Kukës.

Kështu, Blendi Klosi do të zëvendësojë Arben Ahmetaj në Vlorë, Elisa Spiropali ikën nga Kukësi dhe shkon në Shkodër në vend të Edona Bilalit. Pandeli Majko do zëvendësojë Spiropalin në Kukës. Arben Ahmetaj është tashmë pa asnjë post në PS. Kjo pasi nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Shkarkimi i radhës pas atij nga posti i zv.kryeministrit dhe ministrit të Rindërtimit. Këto ndryshime, Rama i quajti "pa peshë", por në funksion të organizimit të partisë. 

"Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re", tha Rama.

Zgjedhja e kandidatëve për kryebashkiak në zgjedhjet vendore të 2023, duket se do të jetë sërish ekskluzivitet i vetë Ramës, apo propozim i drejtuesve të qarqeve, pasi çdo mënyrë tjetër është përjashtuar. Ndalur këtu, ai nuk ka kursyer edhe ironitë për kundërshtarin politik, Sali Berisha që tha se kandidati do dalë nga një garë e brendshme brenda partisë. Sapo u pyet “nëse do ketë primare”, Rama u përgjigj shumë shpejt “Jo, faleminderit”.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe njëherë akuzave për mbylljen e shkollës “Mehmet Akif”. Rama është pyetur nëse ka pasur ndërhyrje nga presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, të cilën kryeministri e mohoi kategorikisht duke thënë se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr.

Në qendër të diskutimeve mbi 60-minutëshe, sipas kryesocialistit, ka qenë edhe kriza e shkaktuar nga lufta në Ukrainë, që sipas tij, nuk do të ndikojë në asnjë moment për të ndalur investimet.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:50
Kolegji turk u mbyll nga kërkesa e Erdogan? Rama: S’kishte respektuar ligjin! Mua nuk më bën dot presion asnjë, më kanë votuar shqiptarët

 

Mbyllja e kolegjit turk ‘Mehmet Akif’ ka qenë sërish në qendër të vëmendjes. Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish akuzave se kolegji u mbyll me kërkesë të presidentit turk Erdgoan. Rama theksoi sërish se kolegji nuk kishte respektuar ligjin duke shitur godinën ku kishte leje për të zhvilluar aktivitetin, dhe e kishte zhvendosur në godinë tjetër pa marrë leje.  

Kreu i qeverisë deklaroi se nuk mund t’i bëjë askush presion për vendimet që merr, pasi ai është kryeministri i Shqipërisë i zgjedhur nga qytetarët shqiptarë.

“Faleminderit për këtë pyetje, por jo. Jua kam thënë me kohë. Mjafton t’ii referoheni fakteve, pastaj përrallave, keni kohë për t’iu referuar përrallave. Gjërat që i bëj, i bëj për ato qëllime që unë them. Merrni dhe shihni dokumentacionin, po të ishte një çështje politike dhe një mbyllje politike, pse do merreshim ne me një kolegj vajzash, ku ka shumë struktura të tjera atje që nuk i ka ngacmuar askush.  Siç kemi vepruar për çdo subjekt, kemi vepruar dhe në këtë rast. Do ishte shkelje nga Ministria e Arsimit nëse nuk do të ishte vepruar në këtë rast, s’keni bërë asnjë zhurmë për raste e tjera. Spostimi i godinës nuk është bërë pa asnjë miratim. Kjo është shumë e thjeshtë. Këtë ka vërtetuar vendimi i djeshëm i gjykatës.  Donin të paguanin prapa. Nëse doni ta vishni këtë me qëllime të errëta, mua nuk më bën askush presion, pasi unë jam kryeministri që më kanë zgjedhur shqiptarët.  Unë këtu mund të bëj gabime, por janë gabime që nuk vijnë nga qëllimi i keq, por nga një gjykim që mund të mos jetë i duhuri për atë gjë”, tha Rama.

Ora 19:40
Rama flet për ndërtimet pa leje: Më gjeni një biznesmen të thotë që më ka dhënë një qindarkë, unë s'jam polic

 

I pyetur nga gazetarët kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe vijimësinë e aksionit të konfiskimeve të ndërtimeve pa leje. Rama tha se nuk ka asnjë biznesmen në Shqipëri që t’i kërkoj atij një qindarkë që i ka marrë për favorizime në ndërtim.

“Mua personalisht nuk ka biznesmen dhe ndërtues në Shqipëri që thotë se 1 qindarkë e punës së tij është në xhepat mi.  Unë nuk jam as inspektori i ndërtimit as shefi i policisë dhe mbi të gjitha nëse sot ne jemi 1 me 10 në raportin me ndërtimet pa leje është si pasojë e vullnetit, tim, e vullneti të kësaj qeverie dhe  Bashkisë së Tiranë. Problematika e ndërtimeve pa leje burimin e ka në llumin e drejtësisë”, tha Rama

Ora 19:36
Ikën Ahmetaj, në Vlorë drejtues qarku Blendi Klosi! Spiropali shkon në Shkodër, Majko në Kukës

1664300055_EDIRAMA.jpg

Arben Ahmetaj nuk është më drejtues qarku i Vlorës. Në vendin e tij është vendosur Blendi Klosi. Elisa Spiropali është vendosur në vend të Edona Bilalit në Shkodër. E ndërsa Pandeli Majko, ka marrë një detyrë të re, duke u vendosur drejtues i qarkut të Kukësit.

Ora 19:33
Instalacion 3.7mln euro tek Kryeministria? Rama: Nuk bëhet fjalë për një vepër arti, por një projekt energjie të rinovueshme për të gjitha institucionet

 

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur akuzave të opozitës se në kohë krize kanë ndërtuar në kryeministri një instilacion me vlerë 3.7 milion euro. Rama tha se qeveria nuk ka shpenzuar asnjë lloj qindarke për instalacion, por bëhet fjalë për një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet.

“Qeveria nuk ka shpenzuar asnjë qindarkë për asnjë lloj instalacioni në mjediset e Këshillit të Ministrave. Nuk bëhet fjalë për një vepër arti por një projekt energjie të rinovueshme që do shtrihet në të gjitha institucionet, duke filluar nga kryeministria në të gjitha ministritë. Projektet energjie të rionovueshme të kombinuar me krijimin e një mikroklime të mjediseve të reja të punës. Nuk është diçka që bëhet për mua, por do jetë aty për vite dhe e planifikuar prej kohësh. Teoria që duhen ndalur investimet se kemi situatë krize është për të manipuluar njerëzit , por nuk funksionon në këtë mënyrë. Këtu bëhet fjalë për të krijuar vende të reja pune dhe atraksione që sjellim më shumë njerëz dhe më shumë konsumatorë , duke pasur edhe më shumë të ardhura. Pra gjërat janë të lidhura , i kam dëgjuar këto edhe kur na ra flama e pandemisë dhe siç e kemi parë , janë të gjitha të balancuara”, tha Rama.

Ora 19:23
Do ketë primare në PS për zgjedhjet vendore, ironia e Ramës për Berishën: Jo faleminderit

 

Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse Partia Socialiste do të zhvillojë primare për zgjedhjet vendore, por ai zgjodhi ta komentojë me ironi ndaj Sali Berishës.

“Jo faleminderit”, tha Rama.

Ora 19:19
Rama konfirmon ndryshime brenda PS, por s’jep emra: Janë me qëllime organizative, që s'kanë peshë

 

Partia Socialiste ka bërë ndryshime në nivel drejtuesish qarku, edhe pse nuk janë bërë me dije emra. Kryeministri Edi Rama tha se këto ndryshime janë bërë në funksion të skuadrës, siç ai e quajti PS. 

"Ndryshime të natyrës organizative që nuk kanë ndonjë peshë, nuk janë ndryshime qeverie, të gjithë kanë detyrat dhe ndryshimi i pozicioneve në kushtet kur jemi drejt një fushate zgjedhore, s’ka asgjë të re.  Nuk ka asnjë rëndësi që të hym në emra të gjithë jemi shërbëtor, ku secili ka rolin e tij, kjo është një skuadër ku ka role të ndryshme dhe secili bën rolin e tij”, tha Rama.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ganiu: 28/09/2022 11:32

    Shiko hipotekat o Ramush se na mbyten

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 28/09/2022 08:11

    Kush dhe kur u bere sherbetor ti sociopat dhe satrap ne vule te njomë dhe të thatë??? Gramozrroçka? Apo katër gratë? SaliMonstra? Likevrasës/hajduti? PO.TI JE SHERBETOR I KRIMIT DHE KORRUPSIONIT SHTETEROR 30 VJEÇAR.

    Përgjigju
  • Oaljd: 28/09/2022 01:08

    Elisa ja paska bere nervat me kacurrel se kacurrelat qe ka edi. Keshtu eshte kur te merzitet femra. Elise, meso ca gjera te reja mre goce. Je ne lule te rinise. E di se c’vjen pas rinise.

    Përgjigju
  • Sbdbdj: 28/09/2022 01:05

    Erdhi spiropali ne vend te bilalit? Me cfare votash dhe cfare te drejte mre jahu? Silur eshte pak diskriminuese kjo apo jo, sidomos kundra Shkodraneve? Nejse ramchari….do llafosemi pasi te spakohesh! Kur prijesi eshte koke klluf, ene bemat jane koke kllufe. Kmja qenka nje qenie ne koherence te diskutueshme me vetveten dhe ne armiqsi te pergjithmonshme. Gezofshi partine ore partiake. Kush ne ps-ne e Shkodres eshte bere i sukseshem me klluflliqet e ramcharit? Vetem lali zdromsi ja di dhe ja thote ketij kllufi.

    Përgjigju
  • Spaku: 28/09/2022 00:36

    Serish, Ben Ahmetaj behet gati per aferen e radhes. Ne 2004-05 iku dhe perlau miliona euro nga Albtelekom permes call center. Iu desh Rames per firme dhe vule kur bankieri Cani i refuzoi taktikat korruptive te Rames permes financave. Tani? Epo ndersa Tahiri u "shit" per kanabisin, dikush duhet te pergjigjet per check up dhe ineciatoret. Avancimi i Klosit eshte epik. Si duket krushqia me "sigurimin e shtetit" dhe lidhjet me "nentoken" Berat-Lushnje-Durres i japin avantazh . Kjo eshte fytyra e Shqiperise sot: nje mafie e vertete neokomuniste!!!

    Përgjigju
  • emigranti: 27/09/2022 23:57

    Ato justifikimet per mbylljen e shkolles turke jane perralla me mbret. Joligjshmeria mbizoteron ne arsim dhe ti na u qenke kujtuar per nje shkolle turke te lodhur. Po Beni pse iku? Apo meqë e dhj3u ...

    Përgjigju
  • Babuini: 27/09/2022 22:57

    Po elisn pse ne shkoder apo mire eshte se vota nix. Rama patronazhist llum

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 27/09/2022 22:42

    Ti je kryeminister i patronazhisteve,sufllaqexhinjve,i te korruptuar,vrasesve,krimineleve dhe MIKU I MADH I SALIBERISHES E ILIRMETAJT,mbrojtes i krimit@korrupsionit shtetetor 30 vjeçar dhe vrases i shpreses se femijve dhe te rinjve ne Shqiperi. Kete e sheh dhe mesoj tere populli. Nuk mbulohet m*ti me gunën kryeministrore,çliron grahmë te rende kufoma e krimit dhe korrupsionit ne krye te shtetit shqiptar.

    Përgjigju
    • Ariu: 27/09/2022 23:04

      Ke te drejt o ujk po kujt ja thua

  • Bariu: 27/09/2022 20:37

    Iken Ahmetaj nga Kadastra e Vlores vjen bledi Klosj ne kadastren.

    Përgjigju
  • Lulu: 27/09/2022 20:33

    Bravo qe e riorganizon partin cdo here per ta pergatitur me se miri per zgjedhje

    Përgjigju
    • .hjk: 27/09/2022 22:13

      Patronazhistet ne sulm.

  • Duku: 27/09/2022 20:32

    Ndryshime shume te mira la bere rama

    Përgjigju
  • barbuni: 27/09/2022 20:07

    vereni zyren e propagandes sa te doni ne pune, por as ramen as vasalet e tij te medias nuk i shpetoni dot. koha e te gjatit ka mbaruar

    Përgjigju
  • Nari: 27/09/2022 19:48

    Kemi besim ne cdo gje qe beni zoti rama.

    Përgjigju
  • Gazi: 27/09/2022 19:47

    Keni bere zgjedhjet e duhura dhe me te mirat. Suksese

    Përgjigju
  • Kuji: 27/09/2022 19:44

    Cdo here ne cdo mbledhje te ketille ka risi ne menyren e zhvillimit bravo i qofte

    Përgjigju
  • Knid: 27/09/2022 19:43

    Shume shume i pergatitur dhe i sakte Rama i Madh i vetmi shpetim per shqiperine

    Përgjigju
    • Pa qepe ju lutem: 28/09/2022 00:02

      Jeni gjigande vertet me keto komentet e call centerit! Dmth demin qe po i beni ju Rames, nuk ka tjeter rob t’ja beje. Edhe po vdiq Rama, do vijojne komentet idiote nga Tea, Besi, Arti: Sa mire bete z. Kryeminister! Fakti qe po vdisni tregon se keni marre nje vendim te mrekullueshem per vendin dhe te ardhmen, pasi me ju do shkojne gjerat gjithmone e me mire :) :)

  • Besi: 27/09/2022 19:43

    Bravo ju qofte per mundin qe keni hedhur ne kete organizim

    Përgjigju
  • Arti: 27/09/2022 19:42

    Ndryshime te nevojshme per zgjedhjet qe vijne

    Përgjigju
  • Flori: 27/09/2022 19:41

    Ndryshimet gjithmone sjellin gjera te mira dhe perderisa jane socialiste do iu japin shume zhvillim ketyre qyteteve

    Përgjigju
  • Reda: 27/09/2022 19:41

    Besoj qe Rama ka menduar per te miren e te gjitheve dhe se eshte gjeja e duhur

    Përgjigju
  • Monda: 27/09/2022 19:40

    Rama ka marr vendimet e duhura per te gjithe

    Përgjigju
    • Xhaxhuli: 27/09/2022 21:35

      Kamarier shpejt nje sufllaqe dopio pite, se mbaruam

  • Klajdi: 27/09/2022 19:40

    Ai shkon investon ne projektet gjeneruse te enegjis kta kan mendjen me transformu gjerat eha

    Përgjigju
  • Dori: 27/09/2022 19:40

    Kudo qe te vendosen keto individe do japin me te miret

    Përgjigju
  • Andi: 27/09/2022 19:39

    Me vjen mire qe po behen keto takime te brendshme per mirefunksionimin e vendit

    Përgjigju
  • Klodi: 27/09/2022 19:39

    Perderisa i ka mdryshiar dmth qe ai mendon qe kjo eshte me e mira per te gjithe

    Përgjigju
  • Marjo: 27/09/2022 19:38

    Patjeter qe keto vendime sjellin zhvillimin e rendesishem te vendit

    Përgjigju
  • Besnik: 27/09/2022 18:48

    Aman ore ca fytyra si Andueli Fatja ,Vilma,i zhdukni nga PS e Vlores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja