Kolegji u mblodh sot rreth orës 15:00 dhe vendosi të shqyrtojë kërkesat e PS dhe PD për mandatet në prani edhe të palës së paditur, përfaqësueses së KQZ. Përfaqësuesi i PS, Koli Bele ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha pikat e kërkesë-padisë së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt.
"Në kushtet që KQZ nuk ka mundësi për shkak të kuorumit organi i vetëm që ka të drejtën që mund të bëjë ndarjen e mandateve është Kolegji Zgjedhor. Dhe sipas ligjit, por dhe logjik jemi para faktit që procesi zgjedhor ka mbaruar", theksoi Bele.
"Kolegji s’mund të marrë përsipër kompetencën e tij administrative pa u shprehur akoma organi përkatës, KQZ", shpjegoi Kaso, duke shtuar se "do ishte e paligjshme dhe antikushtetuese që të mos i njihet e drejta e hetimit jo vetëm neve si parti, por dhe kandidatëve të listave shumëemeërore".
Sot paradite, është mbledhur edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpëndarjen e mandateve për të gjitha zonat zgjedhore, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Por sipas kryetares së këtij instuticioni, Lefterije Lleshi nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, dhe për këtë arsye çështja i kaloi Kolegjit Zgjedhor.
QARKU GJIROKASTËR
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 4 mandate
PS - 3 mandate (Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli)
LSI - 1 mandat (Vangjel Tavo)
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 1 mandat
PD - Genc Ruli
QARKU DURRËS
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PS - 6 deputetë (Blendi Klosi, Ilir Beqaj, Klodiana Spahiu, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi)
LSI - 1 deputet (Lefter Koka)
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 1 mandat
PD – 5 deputetë (Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi)
PR – 1 deputet (Agron Duka)
QARKU FIER
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 11 mandate
PS - 9 deputetë (Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi, Armando Subashi, Arben Çuko)
LSI – 2 deputetë (Petrit Vasili, Robert Bitri)
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 5 mandate
PD – 4 deputetë (Sokol Olldashi, Mesila Doda, Shpëtim Idrizi, Kozma Dashi)
PDIU – 1 deputet (Omer Mamo)
QARKU KORÇË
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PS – 6 deputetë (Arta Dade, Bashkim Fino, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti)
LSI – 1 deputet (Piro Kapurani)
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 5 mandate
PD – 5 deputetë (Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa)
QARKU ELBASAN
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PS – 6 deputetë (Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini)
LSI – 2 deputetë (Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri)
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 5 mandate
PD – 4 deputetë – (Eduard Selami, Arben Imami, Ardian Turku, Luçiano Boçi)
PR – 1 deputet (Luan Duzha)
PDIU – 1 deputet (Aqif Rakipi)
QARKU VLORË
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto
LSI – 1 deputet – Shkëlqim Selami
PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule
Aleanca për Mirëqenie, Punësim dhe Integrim - 5 mandate
PD – 3 deputetë (Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi)
PDIU - 1 deputet (Dashamir Tahiri)
QARKU KUKËS
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PS - 1 deputet – Vexhi Muçmataj
Aleanca për Shqipërinë Europiane - 7 mandate
PD: 3 deputetë – Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli
QARKU BERAT
PS – 4 deputetë – Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko
LSI – 2 deputetë – Nasip Naço, Gledion Rahovica
PD – 2 deputetë – Genc Pollo, Astrit Veliaj
ORA 15:10 - KOLEGJI ZGJEDHOR SHQYRTON KËRKESË-PADINË E PS
Kolegji vendos të shqyrtojë kërkesat e PS dhe PD për mandatet në prani edhe të palës së paditur, përfaqësueses së KQZ. Përfaqësuesi i PS, Koli Bele ka kërkuar që të shqyrtohen të gjitha pikat e kërkesë-padisë së bashku, pasi kanë të njëjtin objekt.
Sipas përfaqësuesit të PS, Koli Bele, data 28.07.2013 ishte afati i fundit, kur KQZ duhert të kishte proceduar për ndarjen e mandateve, pavarësisht kuorumit të mangët. Por tani kjo gjë është ezauruar. Tani jemi në kushtet e shpërndarjes së tyre jo më vonë se 3 ditë.
"Në kushtet që KQZ nuk ka mundësi për shkak të kuorumit organi i vetëm që ka të drejtën që mund të bëjë ndarjen e mandateve është Kolegji Zgjedhor. Dhe sipas ligjit, por dhe logjik jemi para faktit që procesi zgjedhor ka mbaruar", theksoi Bele.
Ai shtoi se, kemi pasur proces të gjatë dhe rast pas rasti edhe hetimi për zona të caktuara. Sot jemi para faktit që nuk i kemi asnjë pengesë por ta finalizojmë me një vendimmarrje".
Përfaqësuesi ligjor i PD, Ivi Kaso u shpreh se PS nuk duhet ta paragjykonte KQZ. Ai ka kërkuar ndarje të mandateve sipas koalicioneve, një vendimmarrje tjetër për brenda koalicioneve dhe pastaj një vendimmarrje për listat shumëemërore.
"Kolegji s’mund të marrë përsipër kompetencën e tij administrative pa u shprehur akoma organi përkatës, KQZ", shpjegoi Kaso, duke shtuar se "do ishte e paligjshme dhe antikushtetuese që të mos i njihet e drejta e hetimit jo vetëm neve si parti, por dhe kandidatëve të listave shumëemeërore".
"Ç’ndodh nëse një kandidat do të harroj apo anashkalohej dhe subjektet nuk do kikshni interes se u intereson numri i mandateve. Ku do ankoheshin kandidatët që u ishte anashkaluar emri apo pasqyruar gabim emri. Për të gjitha këto arsye Kolegji nuk mund të shprehet".
ORA 12: 30 - KQZ, LLESHI: KQZ NUK KA KUORUMIN E MJAFTUESHËM PËR SHPËRNDARJEN E MANDATEVE
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur sot për shpëndarjen e mandateve për të gjitha zonat zgjedhore, në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të 23 qershorit. Por sipas kryetares së këtij instuticioni, Lefterije Lleshi nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, dhe për këtë arsye çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor.
“KQZ nuk ka kuorumin e mjaftueshëm për të kaluar këtë vendim, sipas nenit 24, dhe nuk është në kushtet e marrjes së një vendimi për shpërndarjen e mandateve. Çështja do t’i kalojë Kolegjit Zgjedhor”, tha Lleshi.
Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, tha se tashmë kërkesa e PS për shpërndarjen e mandateve ndodhet në Kolegjin Zgjedhor, ndërsa shtoi se KQZ ka zvarritur procesin, duke mos respektuar afatet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor.
“Mungesa e kuorumit është vetëm njëra çështje. Në Kolegj do të shqyrtohet çështja e shërndarjes së mandateve. Po t’i referohemi të gjitha zonave zgjedhore, tabelave përkatëse të tyre, shikohet që KQZ e ka çcuar vendimarrjen e saj për këto cështje jashtëzakonisht larg, e ka vonuar duke i nxjerrë pjesën më të madhe të këtyre zonave zgjdhore, jashtë afateve që parashikon Kodi Zgjedhor. Dhe ne për këtë arsye i jemi drejtuar Kolegjit. Disa prej tyre duhet të kishin përfunduar që në datën 22 korrik. Ne pamë që KQZ po tentonte të zvarriste procesin ta çonte sa më larg të mundej. Një çështje e tretë ka të bëjë me aktet që ju keni propozuar. Ne kemi kërkuar një akt të vetëm. Ne mendojmë se ju në mënyrë të qëllimshme veproni në këtë formë. Pse nuk ndoqët modelin e vitit 2011. Kjo është një arsye e tretë që ne e shohim këtë proces të zvarritur nga ana e KQZ. Kjo që ju keni propozuar nuk ka lidhje as me eksperienvën, për këtë afat 5 ditor që keni propozuar për t’u shqyrtuar. Kjo çështje tani do ndiqet ne Kolegj, ndërsa 4 anëtarët e KQZ mbajnë peng votat e shqiptarëve”, u shpreh Gjonçaj.
Në përgjigjë të Gjoncajt, kryetarja e KQZ Lefterije Lleshi, tha se institucioni që ajo drejton ka respektuar afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor.
“Kemi respektuar të gjitha afatet e përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. E gjithë vendimmarrja jonë është në zbatimit të tij, nuk kemi shkelur asnjë afat. Jemi brenda afateve të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor”, tha Lleshi.
Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD në KQZ, Ivi Kaso tha se”Koha e ndjekur nga KQZ është në respektim të Kodit Zgjedhor. Fakti që PS e ka ankimuar çështjen në Kolegj Zgjedhor është e drejtë e tyre. Përgjegjësia për vendimarrjen për shpërndarjen e mandateve i takon KQZ-së sipas Kodit Zgjedhor. KQZ duhet të procedojë lidhur me këto vendime, të konstatojë mundësinë e vendimarjes apo kuorumin”.
Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)