Kolegji Zgjedhor: Mandati i LSI në
Këshillin Bashkiak i takon Mezinit

Kolegji Zgjedhor: Mandati i LSI në<br />Këshillin Bashkiak i takon Mezinit
Sot Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Lindita Veliasit për mandatin që ndryshon balancat në Këshillin Bashkiak.

Veliasi është punonjëse e Bashkisë së Tiranës (nga radhët e LSI), por javën e kaluar e la mandatin e këshilltares për të mbajtur vendin e punës. Valiasi renditej e 17-a në listën e këshilltarëve, ndërsa Mezini e 19-a. Pas refuzimit të Valiasit, KQZ i kaloi mandatin Genta Mezinit. 

Kjo e fundit votoi pro rritjes së çmimit të ujit me 44%, nga 45 në 65 lekë për m3 në Këshillin Bashkiak. Pas këtij votimi, LSI përjashtoi nga grupi i këshilltarëve Mezinin dhe këshilltarin tjetër Agim Kraja. 

Ndërsa Lindita Valiasi iu drejtua Kolegjit Zgjedhor pak ditë më parë duke pretenduar se KQZ i ka mohuar mandatin e këshilltares. 

Por, kërkesa e LSI u hodh poshtë sot nga Kolegji Zgjedhor, duke i dhënë përfundimisht mandatin Genta Mezinit, që tashmë i është bashkuar PS.

LSI akuza Ramës: Po kontrollon sistemin e drejtësisë
LSI ka hedhur akuza në drejtim të kryeministri Edi Rama pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor që i la mandatin Genta Mezinit, e cila votoi pro rritjes së çmimit të ujit në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak. 

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari u shpreh gjatë një konferencë për shtyp, se Edi Rama se po kap sistemin e drejtësisë.

Brahimllari u shpreh se LSI është e vendosur se do të bëjë opozitë frontale ndaj këtij regjimi të neveritshëm, kjo është politika e pashpresë e Ramës.

“Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI tregon se Rama kërkon të kontrollojë cdo pushtet në Shqipëri, pushtetin lokal dhe atë të drejtësisë që ka kohë që përpiqet ta kontrollojë.

Shqiptarët tani do shikojnë se pas tepsisë Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi.

Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është evendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”
- tha ai.

Kandidatja nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lindita Veliasi, paraqiti padi pranë Kolegjit Zgjedhor, duke kontestuar vendimin përmes të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kaloi mandatin Genta Mezinit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma