'Regjistrimi i 'Bindja' i ligjshëm'/ Patozi: Fituam betejën e parë politike, jemi fryma e re

'Regjistrimi i 'Bindja' i ligjshëm'/ Patozi: Fituam betejën e parë politike, jemi fryma e re

Kolegji Zgjedhor e ka cilësuar në përputhje me ligjin regjistrimin e Partisë 'Bindja Demokratike'.

Në seancën e zhvilluar mesditën e kësaj të enjte, Kolegji ka lënë në fuqi ditën e sotme vendimin e Komisionin Qendror të Zgjedhje për regjistrimin, duke hedhur poshtë padinë e Partisë 'Bashkimi Demokrat Shqiptar. Kjo e fundit me datë 23 prill ankimoi regjistrimin e partisë së Astrit Patozit me argumentin se është shkelur ligji me urdhër politik.

Në dokumentin e siguruar nga Shqiptarja.com, PDSH thekson se 'Bindja Demokratike' nuk ekzistonte si parti politike deri më datën 23 prill, që përkon me afatin e fundit të regjistrimeve të partive në KQZ. Nisur nga kjo, theksohet se BD është regjistruar në Gjykatë, por vendimi i saj nuk ka marrë formën e prerë, çka sipas tyre, e bën të paligjshme regjistrimin e saj në zgjedhjet e 30 qershorit.

Pa shpalljes së këtij vendimit, Patozi tha se 'Bindja' kapërceu stërkëmbëshin e fundit e atyre që tremben nga krijimi i kësaj partisë së re.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Patozi: Kapërcyem stërkëmbëshin e fundit të atyre që tremben nga ne

Fitore ndaj stërkëmbëshit të fundit ndaj atyre që i tremben 'Bindja Demokratike'. Kështu e ka cilësuar kreu i PDB, Arstrit Patozi vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Duke premtuar se partia e tij do të sjellë një frymë ndryshe dhe ndryshim, Patozi nuk ka lënë pa thumbuar opozitën dhe Rilindjen. Këtë të fundit e cilëson krejtësisht të korruptuar, e ndërsa për opozitën, pjesë e së cilës ka qenë vetë më herët,  shprehet se paralajmëron përplasje civile për të mbuluar vetëvrasjen e vet politike.

"BINDJA DEMOKRATIKE kapërceu sot edhe stërkëmbëshin e fundit të atyre, që i trembeshin më shumë pranisë së saj, se sa mungesës së tyre në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Tanimë, jemi tërësisht të fokusuar tek gara për të treguar se jemi realisht fryma e re dhe shpresa e vetme për ndryshim në këtë vend. Keqardhje për ata që u përpoqën më kot të na pengonin në të drejtën tonë për t'u ofruar shqiptarëve një projekt të ri politik, krejtësisht të ndryshëm nga "Rilindja" e korruptuar dhe nga opozita e dëshpëruar, e cila paralajmëron përplasje civile për të mbuluar vetëvrasjen e vet politike.

BINDJA DEMOKRATIKE po vjen si ortek vullnetesh shpërthyese shqiptarësh të lirë, të cilët nuk e kanë humbur besimin se ky vend mund të bëhet prej nesh vetë.Zoti e bekoftë BINDJEN e qeverive dhe të politikanëve ndaj popullit", shkruan Patozi.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi (VIDEO)