Stilistja e lindur në Kazakistan dhe e vendosur prej kohësh në Mynih, Irene Luft, prezantoi koleksionin e saj më të fundit në Javën e Modës në Berlin, por veshjet e saj u konsideruan disi ekstravagante dhe të tepruara. Megjithatë, stilistja shpjegon pa ngurrim versionin e saj, duke u shprehur se per fat të keq në Gjermani njerëzit dalin nëpër mbrëmje apo koteile me veshje te thjeshta dhe tregu i vendit ka nevojë për fustane mbrëmje po aq të bukura dhe klasike sa dhe ai i Parisit apo New York-ut.

Veshjet e sjella në koleksionin e Luft’ ishin një risi me veshjet e rikrijuara me copa dantelle dhe transparente ku shpeshherë dukeshin dhe të brendshmet e modeleve. Megjithatë dizenjot ishin klasike dhe të këndshme, duke mbetur tek ngjyrat tradicionale nude dhe të zezë e varacionet e saj.

Ndryshe nga Parisi dhe New York-u, Java e Modës në Berlin nuk ka emra nga shtëpitë e mëdha të modës por kryesisht stilistë të rinj, por dhe firma të njohura si “Premium” dhe “Bread and Butter”.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)