Koleksioni 'Vasil Koçi',  833 fotografi me imazhe të artistëve dhe veprave të realizmit socialist

Koleksioni 'Vasil Koçi',  833 fotografi me imazhe të artistëve dhe veprave të realizmit socialist

Petro Marko

833 imazhe fotografike të stampuara dhe diapozitiva që tregojnë për gjendjen e artit dhe kulturës gjatë periudhës komuniste në Shqipëri. Koleksioni "Vasil Koçi" prej vitit të kaluar është pjesë e e arkivit të Qendrës së Dokumentacionit Artistik (Departamenti i Studimeve të Artit) falë galeristes Valentina Koça. Një pjesë e tij u ekspozua këto ditë pranë galerisë "Zeta". 

Ekspozita u nda në dy pjesë, me 29 imazhe që portretizojnë punëtorët socialistë në mjedisin e tyre të punës dhe në një videoprojeksion me një kohëzgjatje prej 5min 30sek, që është krijuar nëpërmjet montazhit të 82 fotografive të figurave kulturore të epokës socialiste.

Siç shpjegohet më tej nga QDA, u mbajt si një përpjekje për të nxjerrë në pah një temë të rëndësishme të sugjeruar nga ndarja e brendshme e vetë koleksionit: marrëdhënien mes punëtorit, që është ndoshta figura qendrore e realizmit socialist, dhe artistëve të ngarkuar për ta sjellë atë në “jetë” – në letër dhe në telajo, në ekran dhe në skenë. 

Në koleksion përfshihen 345 imazhe (me ngjyra) që dokumentojnë piktura dhe skulptura të realizmit socialist, si dhe 488 fotografi (bardhezi) të artistëve pamorë, aktorëve dhe shkrimtarëve, si Petro Marko, Sali Shijaku, Natasha Lako, Ismail Kadare, Muntas Dhrami, Zef Bumçi, Foto Stamo, Razi Brahimi, e të tjerë. 

Fotografitë e artistëve, siç përshkruan QDA, japin një pasqyrë të gjerë të jetës së tyre sociale dhe rrjeteve profesionale ku ata bënin pjesë, duke kapur subjektet e tyre si në punë ashtu dhe në kohën e tyre të lirë. Imazhet e veprave të realizmit socialist pasqyrojnë shumëllojshmërinë e temave dhe qasjeve që artistët e kohës trajtuan në përpjekjet e tyre për të treguar ndryshimet e shoqërisë socialiste. Shumë prej veprave të dokumentuara në koleksion datojnë nga vitet ’70 dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre rrallëherë janë ekspozuar ose ilustruar në botime.

Në tërësi, koleksioni “Vasil Koçi” konsiderohet nga Qendra e Dokumentacionit Artistik një burim i çmuar për studiuesit e historisë së periudhës komuniste, si dhe për këdo që ka interes për zhvillimin e kulturës shqiptare gjatë shekullit të XX.

Koleksioni “Vasil Koçi” është inventarizuar dhe digjitalizuar nga Dr. Raino Isto-s dhe Eros Dibra.

A.M./A.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/06/2023 03:48

    Fotoja 1 duket sikur eshte bere andej nga ato zonat ku shetiste dhe kishte vilen Xhaxhi ne Drilon,kurse fotoja 9 si mund te quhet e realizmit socialist ajo pikture?! Ajo bujkeshe e portretizuar,edhe pse me shami eshte po aq sexy sa Marlene Dietrich,Pat Benatar kur ishin te reja,apo Taylor Swift sot.Shikoni imazhet e tyre dhe krahasohini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë

NBA/ Surprizë në parket, humbasin Boston dhe Milwaukee! Atlanta fiton me një pikë më shumë