Kolesteroli I keq/ Si mund ta zbulojmë dhe mënyrat natyrale për ta mbajtur nën kontroll

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli” farmacistja Erina Hilaj tregoi mënyrat se si mund të zbulojmë kolesterolin në organizëm dhe mënyrat për të përmirësuar nivelin e tij me dieta dhe suplemente të ndryshme:

Kolesteroli është pjesë pëbërëse e yndyrnave të organizmit, prodhohen nga vetë organizmi dhe janë të domosdoshme për jetën e njeriut. Një njeri që s’ka kolesterol nuk mund të jetojë, sepse kolesteroli përvecse ka një funksion strukturorë të qelizave të njeriut ëshët pararendës I I disa hormoneve, si seksuale, mbiveshkore dhe pararendës I vitaminës D.Kështu që nevoja e organizmit për kolesterol është e domosdoshme” tha ajo.

Si mund ta zbulojmë kolesterolin e lartë në organizëm?

“Niveli I lartë I tij mund të dallohet vetëm nëpërmjet analizave të gjakut dhe shpeshherë nivel të lartë kolesteroli kanë edhe personat e rinj në moshë që janë pa sëmundje shoqëruese” u shpreh ajo.

Sipas farmacistes Erina HIlaj një pjesë të kolesterolit ne e marrim nga ushqimet:

“Një pjesë të kolesterolit ne e marrim nga dieta dhe kryesisht nga ushqimet me prejardhje shtazore që përmbajnë yndyrna të ngopura, sic është mishi, bulmeti, vezët. Këto janë burimet kryesore të kolesterolit nga dieta. Organi kryesor që e sintetizon është mëlçia”

Çfarë duhet të bëjmë për të përmirësuar nivelin e kolesterolit në organizëm, dietat dhe suplementet e këshillueshme:

“Në momentin që njeriu identifikon që ka kolesterol të lartë përmes analizave të gjakut fillimisht I nënshtrohet dietës, aktivitetit fizik, evitimit të duhanit apo alkoolit nëse I konsumon dhe gjithashtu e ndihmon organizmin duke përdorur disa suplemente natyror. Suplementet mund të pëdoren për të parandaluar kolesterolin tek personat që janë me risk. Ndërkohë barnat përdoren vetëm në momentin kur dieta, aktiviteti fizik nuk kanë mundur ta cojnë kolesterolin në normë.

Mirë është që dieta të pasurohet me fasulet, me perimet, dhe me frutat që kanë fibra. Të gjitha këto ndikojnë për mos vendosjen e kolesterolit në enët e gjakut. Disa nga produktet që mund të përdoren janë çaji jeshil, hudhra por ato që kanë efekt më të mirë janë suplementet me omega 3” përfundoi ajo.

 

 

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës