Banorët e fshatit Qinam në Kolonjë janë ngritur këtë të shtunë në protestë kundër vendosjes së paneleve diellore në kullotat që prej dekadash shërbejnë si burim jetese për dhjetëra familje blegtorësh.
Ata shprehen se humbja e kullotave do të thotë humbje e plotë e aktivitetit të tyre ekonomik dhe largim i detyruar nga fshati. Një nga banorët thotë se vendosja e paneleve rrezikon të zhdukë përfundimisht 10 familjet e fundit që jetojnë vetëm nga blegtoria.
“Jam fermer dhe kemi problem nëse zihen kullotat nga panelet diellore. Edhe këto dhjetë familje që jemi fermerë do të ikim sepse këtu nuk rrihet”, tha një banor.
Banorët thonë se bashkia ka zhvilluar diskutime, por vendimmarrja po i injoron krejtësisht shqetësimet e tyre. Ata ndihen të braktisur dhe të pa përfaqësuar.
Sipas tyre, kullotat dhe arat që po synohen për t’u zëvendësuar me panele diellore janë të ndara mes familjeve të fshatit prej brezash.
Ata theksojnë se aty është ushqimi bazë për rreth 3000-4000 krerë bagëti, mes tyre 600 lopë, dhe se humbja e tyre do të bllokojë të gjithë ciklin bujqësor e blegtoral të zonës.
“Ky është problem i madh për ne sepse kemi shumë krerë dhe nuk kemi ku t’i çojmë”; Këtu kemi 3000- 4000 bagëti, ku të shkojmë nëse vendosen panelet diellore. Ku t’i çojmë gjatë dimrit; Nëse ngrihen panelet ky fshat ka mbaruar, ose do të zhbëhet; Jemi fshat i mbaruar, të ikim edhe ne si fëmijët. T’i shesim bagëtitë", thanë disa prej banorëve.
Banorët e fshatit Qinam kërkojnë që institucionet të ndërhyjnë për të mbrojtur kullotat e tyre.
Komente










/LALA/i dashur,cfare te mbrosh,si t'a mbrosh? Te duhen 30 vjet e me teper me gjyqe,kundragjyqe,apele,burokraci turkoshake,korrupsion,vara-vinga,eshte si t'i biesh murit me koke.Po te jete ceshtje pronash,une kam me shume se dy-tre kullota qe kane keta e i kam disa ne zonat me te mira te Shqiperise qe mund t'i imagjinosh,perfshi dhe nje apt.te kohes se Xhaxhit ne Tiranen e Re.Me perjashtim te apartamentit qe e zoteroj,te tjerat i konsideroj beteja te humbura e kohe e humbur.E pate rastin e atij gjyqtarit qe u vra para ca kohesh? Ai ishte viktime e ketij frustimi te pergjithshem.Ju zoteri jeni idealist edhe une jam pak,por ne situaten ku jane punet ne Shqiperi,preferoj te jem realiste.S.d.q kullotat per keta blektore jane buka e gojes,nese mendojne se nuk kane c'te humbin,nese duan te luftojne,le te vazhdojne qendresen.Do te fitojne? Te shohim!
PërgjigjuPor ja qe jane pikerisht ata institucione qe ju kerkoni qe te nderhyjne,qe po i japin kullotat per panele.Fitimet e marra nga panelet jane me te medha se nga kullotat e tufat tuaja.Si thoshte Gordon Gekko-te filmi /Wall Street/-/Greed...is good.Greed is right.Greed works/?! Lesson learned! Tani mblidhni valixhet e ikni ne emigrim sic kemi ikur te tere!Ai vend,sic ka thene Noli i Madh u perket derbedereve,mercenareve,bejlereve,jabanxhijve e fajdexhinjve,jo juve.
PërgjigjuPrandaj e ka Marr ferra ket vend se banohet nga njerez SI ty qe zgjidhje kan te largohen e Jo te mbrojn ate cfar esht e tyre.