Kolumbi, arratisje spektakolare nga burgu, politikania ishte dënuar për blerje votash (VIDEO)

43-vjeçarja Aida Merlano, politikania nga Kolumbia e cila u dënua me 15 vite burgim për blerje votash, orët e fundit është në qendër të vëmendjes mediatike për arratisjen e saj spektakolare.

Ngjarja në fjalë ndodhi të mërkurën, kur Merlano-ja po kryente një kontroll te stomatologu.

E burgosura ia doli të zbriste me litar nga ndërtesa e qëndrës mjeksore dhe më pas të largohej me një motoçikletë, çka lë të kuptohet se plani ishte i mirëorganizuar.

Instituti Kombëtar i Ndëshkimeve dhe Burgjeve të Kolumbisë (INPEC) deklaroi se kishte aktivizuar një "Plan Bllokimi" për të kapur të arrestuarën si dhe ka nisur hetimet për ngjarjen.

Për kapjen e saj ose dhënien e informacioneve mbi vendndodhjen e të arratisurës është vënë në dispozicion një shpërblim prej 50 milion pesos.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë

Itali/ Shpërndanin kokainë me makinë dhe tentuan arratinë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar, nën hetim shoku! Të dy me disa precedentë penalë