KOLUMBI – Banoret femra në qytetin e Barbacaos në Kolumbi kanë dalë në protestë për gjendjen jo të mirë të rrugëve.
Ato kërkojnë riasfaltimin e rrugëve dhe refuzojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me të tjerët deri në një zgjidhje të kësaj situate.
“Kryqëzimi i këmbëve” quhet lëvizja që femrat janë në grevë dhe nuk pranojnë të kryejnë marrëdhënie. Protesta faktikisht ka filluar që në vitin 2011 kur një femër vdiq së bashku me fëmijën e saj të porsalindur pasi ambulanca vonoi të mbërrinte në spital në kohën e duhur për shkak të gjendjes shumë të keqe të rrugëve.
“Vendosëm që mos të kryejmë marrëdhënie seksuale dhe të mos lindim fëmijë deri sa shteti të plotësojë premtimet që ka dhënë më parë”, tha një banore femër e qytetit të Barbacaos.
Kjo është hera e dytë që femrat e këtij qyteti protestojnë për mosmbajtjen e premtimeve të qeverisë për shtrimin e rrugëve.

(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com