Kriza e rënduar në Ukrainë sidomos pas rrëzimit të avionit malezian që shkaktoi 116 persona, ka sjellë në Tiranë, Komandantin e Forcës Ajrore të NATO-s, Frank Gorenc. 

Ka qëndruar vetëm një ditë në Shqipëri, por kjo i ka mjaftuar edhe për inspektuar bazën ajrore ushtarake në Kuçovë. 

Me anë të një njoftimi të shpërndarë nga Ministria e Mbrojtjes pranohet se gjenerali Gorenc dhe ministrja e Mimi Kodheli, diskutuan për çështje të aktualitetit, krizat në kufijtë lindorë të Aleancës dhe u ndalën në zhvillimet e fundit në Ukrainë, por nuk jepen detaje rreth këtyre diskutimeve apo nëse Shqipëria dhe aeroporti ushtarak në Kuçovë mund të përfshihet në ndonjë axhendë të NATO-s pas tragjedisë së rëndë në Ukrainë.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)