Komandanti i KFOR-it kosovarëve:
Ejani pa asnjë frikë në Veri!

Komandanti i KFOR-it kosovarëve:<br />Ejani pa asnjë frikë në Veri!
PRISHTINË - Komandanti i KFOR-it, gjenerali gjerman Volker Halbauer, në përfundim të mandatit të tij i ka bërë thirrje kosovarëve, që të shkojnë në pjesën veriore të vendit, sepse, sipas tij, tani është mundësia dhe ajo duhet të shfrytëzohet, raporton Kohavision.

Për shkak të kohës së limituar ai udhëton me helikopter, por kosovarëve që shkojnë në punë në të njëjtën mënyrë i porosit që tashmë është koha të nisen drejt veriut nëpër rrugë tokësore.

"Situata e sigurisë në veri është stabile, e qetë, por e tensionuar dhe ky tension është krijuar nga disa që nuk janë të interesuar të dalin nga kjo situatë e status-quos. Unë kam biseduar edhe me shefin e mbrojtjes serbe dhe e kam takuar muajin e kaluar. Ne ramë dakord që në gjashtëmujorin e fundit siguria është përmirësuar shumë dhe kjo falë zhvillimeve pozitive në dialogun politik dhe besoj që tani është koha që të gjithë të shfrytëzojnë mundësinë dhe të vijnë në veri pa asnjë frikë. Sigurisht që gjithmonë ekziston rreziku, por rrezik ka në tërë botën”, ka thënë gjenerali Halbauer.

Ai tregon se më shpesh vetë në veri vjen në Kodrën e Minatorëve, sepse nga aty e sheh tërë Mitrovicën. "Barrikadën që gjeti  mbi urë, Halbauer thotë se nuk i takon KFOR-it ta largojë".

“Unë nuk do ta largoj këtë bllokadë rruge, sepse është simbol politik dhe duhet të largohet me vullnet e marrëveshje politike. Vetëm atëherë ne do të ndihmojmë në largimin e saj”, ka thënë Halbauer, të cilin në detyrën e komandantit të KFOR-it do ta zëvendësojë gjenerali italian, Salvatore Farina.

Ky i fundit do të marrë detyrën në kohën kur janë zgjedhjet lokale, për të cilat, sipas Halbauerit, gjithçka do të shkojë mirë, ngaqë këtë kërkojnë qytetarët e Prishtinës dhe Beogradit. 

Redaksia online 
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024