Një “dhuratë”që mori një komandant policie polak në një vizitë të fundit në Ukrainë, shpërtheu në selinë e policisë në Varshavë, duke shkaktuar lëndime të lehta të komandantit dhe të një punonjësi civil.

Ministria e Brendshme Polake ka bërë me dije së shpërthimi ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në orën 7:50. Nuk dihet ende çfarë dhuratë ka marrë  komandanti polak gjatë vizitës së tij të punës në Ukrainë. Komandanti u takua me drejtuesit e policisë së Ukrainës dhe të shërbimit të urgjencës të dielën dhe të hënën. Pas shpërthimit, “pala polake i kërkoi palës ukrainase të jepte shpjegime përkatëse”


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ SHBA s'konfirmon dorëzimin e raketave Patriot! Putin anulon fjalimin e përvitshëm për 'gjendjen e kombit'