Komani, Ministria e Kulturës
garanton bashkëpunim me arkeologët
Debatit të hapur gjatë kësaj jave për sitin arkeologjik të Komanit, që me zbulimet e bëra deri më sot konsiton si një nga dëshmitë më bindëse që Arbërit janë parsardhës të ilirëve, Ministria e Kulturës i ka dhënë dje zyrtarisht përgjigjen e saj.
TIRANE- Debatit të hapur gjatë kësaj jave për sitin arkeologjik të Komanit, që me zbulimet e bëra deri më sot konsiton si një nga dëshmitë më bindëse që Arbërit janë parsardhës të ilirëve, Ministria e Kulturës i ka dhënë dje zyrtarisht përgjigjen e saj. Debati për ndërhyrjet në zonën B të yij nisi pas reagimit të Forumit të Trashëgimisë Kulturore, që fliste për dëmin që mund të bëhej me hapjen e gropave të shtyllave që do të vendoseshin aty.
Ministria e Kulturës reagon duke u përgjigjur se “ekipet e saj në terren dhe në qendër, kanë qenë si rrallë herë të vëmendshme dhe të kujdesshme për trashëgiminë, të cilën e gjetëm pothuajse të harruar prej më shumë se 20 vjetësh”. Ndërkohë që në deklaratën e Ministrisë së Kulturës thuhet se “Opinioni i ekipit të arkeologëve kërkues u lexua dhe u mor në konsideratë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë, pa u vënë fare në dyshim”, duket se pritet një tjetër debat me drejtuesit e projektit, ku burim nga MK, na bëjnë të ditur se problemet që dolën nuk ishin prezantuar më parë nga arekologët e përfshirë në debat.
Zonifikimi i propozuar prej misionit të arkeologëve, thuhet në njoftimin e MK-së, ndonëse nuk e ka marrë ende formën ligjore u konsiderua i mirëqenë, pasi aktualisht zona e mbrojtur me ligj, që në vitin 1963, është vetëm Kalaja e Dalmacës dhe Nekropoli,që tregon se cila është zona që nuk duhet prekur dhe cila është ajo që me përkufizim që lejon ndërhyrje.
Ky kufizim u respektua plotësisht dhe në përputhje me ligjin për trashëgiminë, pohon MK. Megjithatë pritet që debati për Komanin të vazhdojë, sepse sipas deklartës së Ministrisë së Kulturës, “relievi është i tillë që zhvendosjet e linjës bëhen të pamundura në distanca të pranueshme dhe kërkon rishikim total të projektit me rëndësi mbarëkombëtare dhe rajonale. Kjo sjell dy pasoja të mëdha, kosto shtesë prej qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit dhe vënie në rrezik të marrëdhënieve kontraktuale me qeverinë gjermane, që është financuese e këtij projekti me rëndësi strategjike dhe me kosto shumë milionë euro”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44%
-
Njësoj
18.4%
Vota total: 2004
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Paris 2024/ Atletika debuton me rekorde, SHBA thyen ‘limitin’ në stafetën e përzierë 4×400 metra
3 Gusht, 19:57
-
Çim Peka për t’i shpëtuar hetimit e pranon edhe publikisht: S'jam unë pronari i Syri Tv
3 Gusht, 19:56
-
Kamioni shtron karrexhatën e Napolit me domate, 8 km radhë mjetesh në pikun e vapës
3 Gusht, 19:36
-
Nesër zgjedhje në Himarë, votohet kryetari i ri i bashkisë! Shqiptarja.com dhe Report Tv në transmetim maratonë: Nga vota e parë tek rezultati
3 Gusht, 19:30
-
Situata e zjarreve në vend, 26 vatra brenda ditës dhe 12 janë ende aktive! 450 forca në terren, harta e plotë
3 Gusht, 19:16
-
VIDEO/ Shkopi e godet në 'vend të keq', atleti humbet finalet e Lojërave Olimpike
3 Gusht, 19:10
-
Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup, pak ditë pas incidentit me Vjosa Osmanin në aeroport
3 Gusht, 19:06
-
Meteoriti që ra në afërsi të Berlinit është 4.5 miliardë vjeçar
3 Gusht, 19:04
-
Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur
3 Gusht, 18:38
-
Si lindën mediat skuthe në Shqipëri: Furçe opozitës, por edhe ndonjë ministri apo zv/kryeministri!
3 Gusht, 18:30
-
Paris 2024/ Imane Khelif nuk lëkundet nga zhurma e mediave, mposht Anna Hamorin në çerekfinalet e boksit! Siguron medaljen olimpike
3 Gusht, 18:17
-
Himara nesër në zgjedhje, policia plan masash: Garantojmë që e drejta e votës të ushtrohet e lirë! 52 efektivë ruajnë 36 qendrat e votimit
3 Gusht, 18:14