Kombëtarja, Ahmedi:Më mirë një
ndeshje këtu se titullar tek Maqedonia

Kombëtarja, Ahmedi:Më mirë një<br />ndeshje këtu se titullar tek Maqedonia
Kombëtarja vijon përgatitjet për ndeshjen me Lihtenshtejnin ndërsa përpara mediave janë paraqitur dy prurjet e reja Hysen Memolla dhe Valon Ahmedi.
 
Mbrojtësi Memolla i sinqertë pranon se nuk e priste ftesën. Ahmedi sqaron se Shqipërinë e zgjodhi me zemër dhe thotë se është më i lumtur qoftë edhe për një ndeshje me Shqipërinë sesa të ishte titullar tek Maqedonia.
 
"Nuk e prisja këtë ftese por jam shumë i lumtur që tashme bëj pjesë në kombëtare dhe shpresoj të jap 100 % me skuadrën.
 
Jam këtu për të punuar, Agolli ai është kapiten i ekipit dhe unë e respektoj, për të tjerat vendos trajneri. Ky është shansi im dhe tani shpresoj të tregoj veten.
 
Trajneri Panucci kërkon shumë disiplinë dhe ne duhet të jemi të gjithë të bashkuar
" deklaroi Hysen Memolla.
 
Ndërsa Valon Ahmedi u shpreh se “Kam lindur në Oher, por jam rritur në Kërcove, jam i Kërcovës.
 
Kombetarja është një ëndërr për mua, pasi jam dhe shqiptari i vetëm nga Maqedonia. Një ëndërr e berë realitet dhe një nder për mua.
 
Kam patur miq edhe shokë që më thonin shko te Maqedonia. Kam bërë zgjedhje me zemër. Sikur edhe një ndeshje te Shqipëria të luaj do isha me i kënaqur sesa te Maqedonia.
 
Panucci në telefonatën e parë më përgëzoi për lojën që bëj. Shpresoj që me kualitet që kam ta ndihmoj kombëtaren, ftesa erdhi në momentin më të mirë të karrierës time, pas kualifikimit në Champions.
 
Mendoj se trajneri është një njeri që kërkon shumë disiplinë, kjo i bën mirë grupit.  Luajmë në shtëpi para tifozerisë tonë, do të japim maksimumin
”.
 
 
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës