Kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit, Lorik Cana u është kundërpërgjigjur mediave kosovare që e cilësuan si njeri me dy fytyrua, teksa sipas tyre më parë kishte firmosur peticionin për pranimin e vendit të rij të lindjes në FIFA dhe para pak ditësh deklaronte se duhet të ketë vetëm një kombëtare.  

“I kam parë reagimet që kanë ardhur pas deklaratave të mia, megjithatë nuk jam aspak i shqetësuar për ato dy njerëz, ose dy gazetarë që shkruajnë në atë mënyrë. E di që ata janë njerëz të manipuluar nga kryeredaktorët, ose në një rast tjetër nga pronarët e tyre.

Jam i bindur që nuk janë mendimet e tyre. Personalisht e di që shumicën e opinionit e kam me vete dhe të tjerat janë gjëra që nuk më interesojnë në asnjë moment”, ka pohuar Lorik Cana.  Kapiteni vazhdon të ngulmojë në idenë e tij se një komb duhet të ketë vetëm një kombëtare edhe pas akuzave dhe cilësimeve të kosovarëve.


d.b/shqiptarja.com