Kombëtarja, De Biasi bën ‘blerjen’
e parë për eliminatoret e Botërorit

Kombëtarja, De Biasi bën ‘blerjen’<br />e parë për eliminatoret e Botërorit
Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zbresë në fushë për eliminatoret e Kampionatit Botëror Rusi 2018 me disa ‘blerje’ të reja, mes të cilave më e spikatura është ajo e Donis Avdijajt.
 
Sulmuesi shqiptar që është pronë e ekipit gjerman të Shalkes pritet që të ftohet nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për të shtuar forcat në grup për eliminatoret.
 
Donis Avdijaj edicionin e fundit ishte huazuar te Sturm Graz, ndërsa tashmë është rikthyer sërish në Gjermani ku po rikuperohet pas një dëmtimi që ka pësuar.
 
Lojtari që ka një klauzolë 50 mln Euro për largimin nga Shalke mund të ftohet pas pak javësh për miqësoren me Marokun, testi i fundit para ndeshjes së parë me Maqedoninë në Shkodër. 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur

Igli Tare bën gati kthimin si drejtues: Në kohën dhe klubin e duhur