Rezultatet e dobëta të trajnerit aktual kanë shtyrë presidentin që të mendojë për zëvendësuesin e trajnerit aktual. Në listën që mediat italiane japin është edhe De Biasi, i cili sapo ka firmosur një kontratë me kombëtaren e Shqipërisë edhe për dy edicione të tjera me të drejtë rinovimi nëse Shqipëria do të kualifikohet në kampionatin Evropain të Francës në 2016.
Shanset janë shumë ta vogla që De Biasi të pranojë ofertën e Sampdorias, që do të thoshte prishje e kontratës me Shqipërinë, që sapo e firmosi, pasi ashtu sikur edhe ai ka deklaruar ka një projekt afatgjatë me Shqipërinë duke premtuar se do ta cojë larg. Ndeshja e radhës e De Biasit me Shqipërinë është përballë Bjellorusisë në një miqësore që do të zhvillohet në Turqi.
Për këtë ndeshje, De Biasi është duke bërë gati edhe listën me futbollistët që do të thërrasë. Por sipas burimeve nga FSHF i pari që do të rikthehet në listën e italianit është sulmuesi Sadiku, i cili luan në Zvicër. Sadiku ka pranuar ftesën e kombëtares për ndeshjen me Bjellorusinë dhe shumë shpejt pritet që t’i bashkohet në Turqi italianit për ndeshjen miqësore me Bjellorusinë. Lista me emrat e plotë pritet të zbardhet në ditët në vijim.