Shqipëria nuk ka ndryshuar në renditjen e FIFA-s duke mbajtur vendin e 70-të. Kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar asnjë ndeshje muajin e fundit.

Ekipi i drejtuar nga De Biasi nga muaji në muaj po shkon edhe njëherë në vendet që mbante para marrjes së ekipit nga italiani.

Këtë pozicion kombëtarja e ka mbajtur edhe para një muaji, ndërsa në nivelin kontinental, Shqipëria zë vendin e 33-të.

Shqipëria më 31 maj luan ndeshje miqësore me Rumaninë, kurse më 4 qershor me Hungarinë dhe katër ditë më vonë me San Marinon.

Këto tre prova do të jenë vendimtare për renditjen e muajit tjetër. Përsa i përket vendit të parë,

Spanja vazhdon të udhëheqë, e ndjekur nga Gjermania, ndërsa podiumin e më të mirëve e plotëson Portugalia. 

Brazili mban vendin e katërt, ndërsa dhjetëshen e më të mirëve e mbyll Greqia.



d.b/shqiptarja.com