Ekipi kombëtar U- 21 ka humbur 0-1 ndeshjen miqësore përballë Italisë. Ndeshja  është zhvilluar në ”Cabassi” në Carpi. 

Kombëtarja  shqiptare  U-21 e drejtuar nga Skendër Gega ka bërë një paraqitje pozitive gjatë ndeshjes, por një gol i realizuar në minutën e 86 nga Massimiliano Bussellato ka bërë diferencën në këtë ndeshje. Sipas drejtorit të ekipeve Kombëtare Redi Jupi, prezent në këtë takim “Kjo ishte një performancë mjaft e mirë e ekipit Kombëtar U-21.

Testi ishte serioz dhe mendoj që do t’i shërbeje mjaft lojtarëve, të cilët do të jenë një kontigjent i vlefshëm për eliminatoret e ardhshme”.

I kënaqur me lojën, por jo me rezultatin ka mbetur edhe trajneri i Kombëtares U-21, Skënder Gega. “Zhvilluam një lojë të mirë, kishim disa raste për shënim, por nuk i shfrytëzuam mirë” deklaroi ai.

Kombëtarja U-21:Elezaj, Muskaj (55' Sokoli), Rrahmani (C), Lulaj, Hoxhallari; Hyseni (64' Murati), Qose, Beqaj (37' Ahmedi), Ymeraj (51' Rezi), Gavazaj, Muriqi (63' Ademi)


d.b/shqiptarja.com