Kombëtarja U-21, miqësore me Italinë
në 10 Gusht, Redi Jupi zbardh listën

Kombëtarja U-21, miqësore me Italinë<br />në 10 Gusht, Redi Jupi zbardh listën

Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë më datë 10 gusht miqësore më Italinë U-21. Takimi do të nisë në ora 21:00 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Riviera della Palme” San Benedetto del Tronto.
 
Trajneri i kuqezinjve të vegjël, Redi Jupi ka bërë publik edhe listën e lojtarëve, ndërsa ekipi që do të grumbullohet më datën 7 gusht në Itali (San Benedeto).
 
Kjo miqësore zhvillohet në kuadër të dy ndeshjeve zyrtare që Kombëtarja U-21 do të zhvillojë në shtator dhe tetor të vlefshme për eliminatoret e Evropianit 2017.
 
Kuqezinjtë luajnë më 2 shtator ndaj Greqisë dhe më 10 tetor ndaj Izraelit, që të dyja sfidat në transfertë. Shqipëria U-21 renditet aktualisht e dyta në Grupin 4 me 12 pikë në 8 ndeshje. Renditjen e kryeson Portugalia me 18 pikë. 

d.b/shqiptarja.com

//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk

Lufta Rusi-Ukrainë/ Moska sulmon anijet në portin Odessa, 1 person i vdekur! Ushtria ruse hyn në qytetin Toretsk