Para miqësores me Ukrainën sot në 20:30 në Itali kombëtarja e ka nisur me streçing mëngjesin e ditës së ndeshjes. Futbollistët janë zgjuar dhe pasi kanë konsumuar mëngjesin në orën 11.00 nën drejtimin e përgatitësit Belle, kanë zhvilluar një seancë streçingu.
Ndërkohë futbollistët janë të lënë të lirë për tu grumbulluar përsëri në orën 12.30 për drekë. Pas orës 13.30, regjimi ka vazhduar me pushim në dhoma. Së bashku, lojtarët do të takohen përsëri, në orën 17.00 për të konsumuar atë që quhet vakti i zemrës, përpara ndeshjes.
Në orën 18.00 do të zhvillohet edhe mbledhja, ku si zakonisht deklarohet formacioni i ndeshjes dhe mënyra se si skuadra do të luajë.
Në orën 18.40, skuadra do të niset nga Hoteli “Ëinter Garden”, për në stadiumin “Atleti Azzurri”, ku në orën 20.30 do të luajë miqësoren kundër Ukrainës.
Redaksia Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com