Kombëtarja, 3 mungesa në seancën e parë në Durrës

Kombëtarja, 3 mungesa në seancën e parë në Durrës

Ekipi Kombëtar ka zhvilluar gjatë ditës së sotme stërvitjen e parë në prag të ndeshjes miqësore përballë Norvegjisë, e cila do të luhet më 26 Mars në “Elbasan Arena”. Të grumbulluar në kompleksin “Tropikal”, grupi i drejtuar nga tekniku Panucci është paraqitur gjatë ditës së sotme me 3 mungesa të rëndësishme. Mbrojtësi Berat Gjimshiti është detyruar të largohet nga grumbullimi për shkak të një fatkeqësie familjare.

Në ditën e parë të stërvitjes ka munguar edhe Elseid Hysaj, i cili ka marrë leje për t’u larguar drejt qytetit të Shkodrës, ndërkohë që aryset e këtij largimi nuk bëhen të ditura. Shqetësime ka shfaqur edhe portieri i parë Etrit Berisha, i cili ështe detyruar të kryejë një vizitë mjekësore më të specializuar, duke mos u stërvitur gjatë ditës së sotme. Me shumë mundësi në portë do të shohim portierin Thomas Strakosha, duke qenë se është vetëm një ndeshje miqësore dhe stafi i Kombëtares nuk duan që ta rrezikojnë Berishën.

s.k/Shqiptarja.com

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën