Kombëtarja e femrave në volejboll kualifikohet në finalet e Ligës së Europës
Kombëtarja e femrave në volejboll ka fituar sot 3-1 ndaj Izraelit në ndeshjen e katërt të Grupit B, të vlefshme për Divizionin e Argjendtë të Ligës së Europës, sukses që ka kualifikuar vajzat kuqezi në fazën finale të këtij eventi.
Kombëtarja e femrave në volejboll ka fituar sot 3-1 ndaj Izraelit në ndeshjen e katërt të Grupit B, të vlefshme për Divizionin e Argjendtë të Ligës së Europës, sukses që ka kualifikuar vajzat kuqezi në fazën finale të këtij eventi.
Pas suksesit 4 ditë më parë në Izrael, sot erdhi fitorja e radhës në Tiranë. Në sallën e lojërave “Feti Borova”, Shqipëria arriti një fitore të merituar, e treta në grup, duke prerë një biletë për më tej.
Një triumf i merituar, edhe pse disi më i vështirë se ai i pak ditëve më parë, por këtë herë vajzat kuqezi të trajnerit Altin Martiri nuk përsëritën gabimet e sfidës me Austrinë.
Me 3 fitore dhe një humbje deri më tani në Grupin B, Shqipëria siguron kualifikimin për më tej, edhe pse ka ende edhe dy takimet për të zhvilluar (në Austri jashtë fushe dhe me Gjeorgjinë në Tiranë).
Kjo është hera e parë që Shqipëria kualifikohet në fazën finale të këtij eventi në edicionin e tretë radhazi që merr pjesë.
Shqipëri – Izrael 3-1 (25-23, 25-19, 27-29, 25-16)
SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri
IZRAELI: Dudockin, Kopilovitch, Stein, Jaloba, Goffer, Lander, Malik, Zilberman, Matviyenko, Marmen, Lahav, Ganah. Trajner: Giuseppe Cuccarini
Gjyqtarë: Andrei Taran (Rumani), Arjan Shehu (Shqipëri)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.1%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8189
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ditë ideale për njohje dhe bashkëpunime të reja, çfarë kanë rezervuar yjet për sot
25 Nëntor, 07:06
-
Mero Baze: ‘Antimitingu’ dhe ‘rrahja’, identiteti primitiv i Sali Berishës
25 Nëntor, 07:03
-
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës
24 Nëntor, 22:57
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56