Kombetarja Euro 2016, Kaçe: Jemi
të lumtur si grup që ndodhemi këtu

Kombetarja Euro 2016, Kaçe: Jemi<br />të lumtur si grup që ndodhemi këtu
Ergys Kaçe la gjurmë në miqësoren e fundit përpara Europianit, atë ndaj Ukrainës, duke zhvilluar një lojë të mirë. Mesfushori i PAOK-ut ka marë vlerësime edhe nga mediat e huaja, sidomos pas atij supergoli të realizuar në miqësoren ndaj Francës në “Elbasan Arena” më 13 Qershorin e vitit të shkuar. 23-vjeçari konfirmon se është në formën e tij optimale dhe në pritje të vendimeve të trajnerit.

“Jam shumë mirë, nuk kam probleme dhe jam gati pasi ndjehem shumë mirë fizikisht. Trajneri është ai që vendos, ne duhet të ndihmojmë skuadrën edhe kur nuk luajmë, si në fushë dhe në stol.” Europiani është një eveniment madhështor, ndaj dhe emocionet janë të mëdha ashtu si dëshira për të luajtur. 23 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Gianni de Biasi vlojnë nga dëshira për të luajtur, por vetëm 11 do të jenë zgjedhjet titullare. Për Shqipërinë pjesëmarrja në fazën finale të këtij kompeticioni është një lumturi e madhe, gjë që duket edhe tek futbollistët.

Gjithashtu turneu i Francës shihet edhe si një vitrinë për një hap përpara në karrierën e çdo lojtari. “Jam me fat që Shqipëria hyri në Europian dhe jemi të lumtur të gjithë si grup që jemi këtu. Europiani është gjë e madhe për të gjithë jo vetëm për mua. Nuk e di nëse do jem te PAOK apo jo, por të shohim me kalimin e kohës.” Në grup, Shqipëria ka kundërshtarë me të cilët është ndeshur së fundmi.

Me Francën vendin organizator kujtimet janë të mira, pasi në dy ndeshje janë marrë një fitore dhe një barazim. Me Zvicrën bilanci nuk është pozitiv, e njëjta gjë edhe me Rumaninë. Megjithatë Ergys Kaçe është i bindur tek forca e grupit, karakteristikë që çoi kuqezinjtë në Europian. “Të 3 janë skuadra të mira, por ne kemi një ekip të mirë dhe e kemi treguar. Nëse luajmë si më parë s’do të kemi probleme. Në futboll nuk fiton gjithmonë skuadra më e madhe, por kur luan si grup je fitues.”



Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim