Kombëtarja fiton tre pozicione, renditet e 59-ta në botë

Kombëtarja fiton tre pozicione, renditet e 59-ta në botë

Kombëtarja feston me tifozët

Fitorja me Çekinë dhe Bullgarinë ka bërë që Kombëtarja kuqezi të fitojë tre pozicione në renditjen e FIFA. Tanimë kuqezinjtë pritet të jenë të 59 në botë, duke u ngjitur me tre hapa, nga vendi i 62 ku ishin në renditjen e muajit të shkuar.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare, mediet e ndryshme evropiane kanë publikuar edhe renditjen që pritet të zyrtarizohet nga FIFA më datën 26 tetor. Kështu, triumfi 3-0 kundër Çekisë për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E dhe fitorja 2-0 kundër Bullgarisë në miqësore, kanë bërë që tanët të ngjiten me 20 pikë dhe të fitojnë tre pozicione.

Pozicionimi më i mirë historik i kuqezinjve është regjistruar në korrik të 2015 në pozitën e 22. Kur Sylvinho mori drejtimin e Shqipërisë e gjeti ekipin në vendin e 66.

Braziliani e ka drejtuar Kombëtaren në shtatë takime, duke marrë pesë fitore, një barazim dhe një humbje. Kujtojmë se kuqezinjtë kanë gjashtë ndeshje radhazi pa humbje dhe janë me 99.99 përqind në finalet e Euro 2024, si kokë grupi.

Faximile nga faqja e FIFA-s

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)

Sot samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, në fokus forcimi i partneritetit dhe rrugëtimi europian (AXHENDA)