Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci! I dëmtuar edhe Asllani

Uzuni humbet sfidat me Çekinë dhe Gjeorgjinë për shkak dëmtimi, ftohet në Kombëtare sulmuesi Indrit Tuci! I dëmtuar edhe Asllani

Kombëtarja në stërvitjen e fundit

Tjetër ndryshim në listën e Kombëtares shqiptare në prag të ndeshjeve të Nations League ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

FSHF bën me dije se sulmuesi Myrto Uzuni ka pasur një problem muskulor në ndeshjen e fundit me klubin, por u paraqit në Kombëtare për t’iu nënshtruar analizave mjekësore. Dje futbollisti bëri një rezonancë magnetike që evidentoi një dëmtim në muskujt e pulpës së djathtë.

Për këtë arsye, lojtari nuk mund të jetë i disponueshëm për ndeshjet e Kombëtares në tetor dhe do të kthehet në klubin e tij për të vazhduar programin e rikuperimit.

Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë në vendin e tij sulmuesin Indrit Tuci, i cili pritet të mbërrijë sot në Tiranë për t’iu bashkuar ekipit në përgatitjet për dy transfertat e rëndësishme. 24-vjeçari është pjesë e Spartës së Pragës dhe për herë të parë merr ftesë nga ekipi i parë, teksa më herët ka luajtur shtatë ndeshje (një gol) me ekipin U-21.

Ndërkohë që me probleme muskulore është edhe Kristjan Asllani, gjendja e të cilit do shihet në orët në vijim.

Indrit Tuci

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur

‘O dreq, boll bërtite’, sherri te Hetimori i Shëndetësisë shqetëson Braçen! Deputeti i PS futet në mbledhje: Kam zyrën ngjitur