Shqipëria nuk ia doli që të merrte në fitore në ‘Air Albania’ në përballjen me Islandën, ndeshje kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve. Rezultati solli mjaft zhgënjim për tifozët, të cilët kërkuan largimin e trajnerin dhe ju kërkuan llogari lojtarëve të kombëtares.

Ndërkohë deputeti socialist Erion Braçe, thotë se në pjesën e dështimit djemtë janë të fundit në analizën e fajit. Sipas Braçe fajtorët me të mëdhenj janë në tribunë, duke ju referuar kreut të FSHF-së.

‘Dështim! Por djemtë janë të fundit në analizën e fajit! Fajtorët e mëdhenjë janë në tribunë! Ekipi kombëtar, ekipet kombëtare, janë një rrëmuje e madhe klienteliste, kli-en-te-li-ste! Mandi i fubit mos e fshi më kokën; kjo është kryevepra jote!’- shkruan Braçe.

Islanda barazoi në minutën e 97, duke zhvlerësuar golin e realizuar nga Emir Lenjani në pjesën e parë. Mikael Anderson ka arritur të depërtojë topin në rrjetë, duke i shuar shpresat kuqezinjve për marrjen e 3 pikëve.