Kombëtarja "përflak" Tiranën
mbi 20 mijë persona në shesh

Kombëtarja mbi 20 mijë persona në shesh">
TIRANË - Mbi 20 mijë persona kanë dalë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë për të pritur lojtarët e kombëtares që kthehen triumfues nga Armenia. Suksesi i kombëtares, të cilët kanë siguruar për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar është festuar me atmosferë elektrizuese dhe përfalëkëse. Lojtarët e kombëtares mbërritën në shesh pas pritjeve që i rezervuan kryeministri dhe presidenti i vendit.

Ora 18:30 Tifozët krenarë për De Biasin…ovacione kundër Dukës

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbolli Armando Duka ishte i vetmi i cili nuk u mirëpre nga mijëra tifozët kuqezi të mbledhur sot në Tiranë për t’i thënë “Faleminderit” ekipit të kombëtares që nga çoi për herë të parë në “France 2016”.
….
O sa mirë më ken shqiptarë o hej, o hej…Kuqezi-kuqezi…Para Shqipëria! Ishin këto disa nga thirrjet që ngritën peshë me mijëra tifozë të mbledhur në bulevardin qendror të Tiranës “Nënë Tereza”, i cili si asnjëherë më parë ishte nën pushtetin e ngjyrave të flamurit tonë kombëtar, kuq e zi.
 
Djemtë e kombëtares sonë, heronjtë që bënë histori në futbollin shqiptar duke na kualifikuar në kampionatin europian “France 2016” morën një më një brohorima nga qytetarët të cilët thërrisnin në kor emrat e tyre, veçanërisht të Xhimshitit dhe Sadikut, futbollistëve që me fitoren përballë Armenisë na kualifikuan në Europian. Edhe pse nuk është me origjinë shqiptare, trajneri italian Giani De Biasi i cili vetëm pak kohë më parë mori nënshtetësinë shqiptare, ka rrëmbyer entuziazmin më të madh tek qytetarët e mbledhur në shesh. Emri i tij u thërrit fuqishëm teksa ai doli në skenën e ngritur përpara “Korpusit” duke thënë në shqip “kuqezi je ti”. 

Por shqiptarët duket se nuk e kanë harruar ndeshjen e fundit me Serbinë ku kombëtarja jonë u mund në “Elbasan Arena” me rezultatin 0-2 në vetëm 4 minutat e fundit. Dhe për këtë, përgjegjës duket se bëjnë kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka, të cilin shumë tifozë në mediat sociale e akuzojnë për shitje të kësaj ndeshje.
 
Me të dalë në skenë Duka, gjithcka u përmbys. Sportdashësit kuqezinj nisën ovacionet negative ndaj kreut të FSHF-së, të shoqëruara këto me gishtin e madh tregues përtokë. Kjo situatë u mundua të kalohej me batutë nga drejtuesja e aktivitetit në nder të heronjve kuqezinj, e cila e justifikoi sjelljen e tifozëve me shprehjen: “Shqiptarët nuk e harrojnë ndeshjen me Serbinë”. 

Djemtë e skuadrës kuqezi, të kryesuar nga kapiteni Lorik Cana përshëndetën shkurt, por me zemër shqiptarët në shesh që i pritën për orë të tëra derisa u kthyen me fitore nga Armenia.



Ora 17:35 Lojtarët e kombëtares “mbyllin” festën
 
Lojtarët e kombëtares janë larguar nga festa rreth orës 17:35 minuta. Kjo për shkak se ata nuk pushojnë që prej 24 orëve nga nisja e ndeshjes ndaj Armenisë, të cilin e fituan me rezultatin 3-0. Kuqezinjtë kanë hyrë mes për mes turmës në momentin e përshkimit të rrugës për tek autobusi, duke u përshëndetur me sportdashësit e pranishëm.

Ora 17:20 Cana nuk harron lojtarët e dëmtuar
 
Gjatë festimit të lojtarëve të kombëtares në skenën e vendosur në sheshin “Nënë Tereza”, nuk ka munguar as trajneri Xhani De Biazi i cili u është bashkuar lojtarëve gjatë festës. De Biazi nuk ka hezituar as të kërcejë dhe valle shqiptare.
 
Ndërsa, kapiteni Lorik Cana nuk ka harruar të përshëndesë dhe lojtarët e kombëtares që aktualisht nuk janë të brumbulluar në ekip për shkak të dëmtimeve, por që kanë dhënë kontribut gjatë fazës eliminatore të “Euro 2016”. “Të mos i harrojmë disa që kanë qenë me në që prej fillimit, si Mërgim Mavraj, Valdet Rama dhe lojtarë të tjerë që kemi pasur gjatë rrugës sonë”, tha Cana.

Ora 16:32 Nishani: Kombëtarja përfaqëson karakterin e kombit shqiptar
 
Trajneri, Xhani De Biazi, kapiteni i kombëtares Lorik Cana dhe lojtarët e kombëtares janë pritur në presidencë nga  Bujar Nishani. Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar Ekipin Kombëtar të Futbollit të Shqipërisë me Dekoratën “Nderi i Kombit” me këtë motivacion: “Në vlerësim të arritjes historike të kualifikimit për në fazën finale të Kampionatit Europian ‘Francë 2016’, për rezultatet e shkëlqyera sportive që mundësuan këto fitore si dhe për lartësimin e imazhit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në botë duke na bërë më krenarë e të bashkuar se kurrë”.

Nishani gjatë fjalës së mbajtur në këtë ceremoni u shpreh se,  ndihej shumë i emocionuar dhe tepër krenar për arritjen e kombëtares kuqezi. Presidenti nënvizoi se kombëtarja i ka bërë shqiptarët më të bashkuar si komb. “Ndihemi më të bashkuar... këtë nuk e them dhe nuk e konstatoj vetëm unë në cilësinë e Presidenti të Republikës, por është shprehje e mbarë kombit shqiptar”, tha presidenti.
 
Nishani më tej e cilësoi kombëtaren treguese të karakterit të kombit dhe fytyrëës së tij. “Kombëtarja e futbollit sot përfaqëson fytyrën dhe karakterin e kombit shqiptar, atë evropian që me merita të plota do të na përfaqësojnë për herë të parë edhe me dinjitet në një kampion t evropian”, u shpreh Nishani gjatë fjalës së tij në presidencë.



Ora 16:20 Rama De Biazit: Nuk të lëmë të ikësh

Kryeministri Edi Rama shprehu një mirënjohje të thellë për trajnerin e kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, pa të cilin skuadra nuk do ishte ndër 14 skuadrat e kualifikuara për në Francë 2016. Rama tha se fjalët e tij janë të varfra përpara madhështisë së veprës së De Biazit.

“Ashtu sikundër besoj që dhe vetë De Biazi e di, që pa Shqipërinë nuk do e kishte bërë xheloz gjithë Italinë, me talentin dhe lidershipin e spikatur si timonier i skuadrës. Xhani o xhan, fjalët nuk mund ta shprehin dot mirënjohjen ndaj teje. Në lojë jo gjithmonë ndodh që rezultatet t’u jenë mirënjohës njerëzve që ia përkushtojnë atij të gjitha. Kjo herë ishte me ty, hera e shkëlqyer dhe ti meritove të gjithën. Kështu ti do më falësh nëse varfëria e fjalëve të mia është më e dukshme përballë madhështisë së veprës tënde. Të falënderoj Xhani o xhan. Që i dhe këtij kombi kaq kënaqësi. Të falënderoj edhe personalisht që më dhe një shembull kaq të çmuar me këmbënguljen tënde për të kapur ëndrrën edhe kur të gjithë ishin gati për t’u dorëzuar. Nderime ty dhe familjes e çila pranoi që të emigroje në Shqipëri dhe të mbështeti deri në fund”, u shpreh Rama.

Përveç mirënjohjes dhe falenderimeve, Rama “kërcënoi” trajnerin e kombëtares shqiptare se do t’i sekuestrojë pasaportën italiane, nëse ai do të lërë Shqipërinë. “Në Itali e di mirë që tani do jenë shumë ata që do të të duan për vete. Njërës me më shumë para dhe skuadra më të vlerësuara se skuadra jonë. Por ne s’të lëshojmë, e kemi mësuar nga ti dhe do bëjmë gjithçka, edhe nëse do jetë nevoja që të ta sekuestrojmë pasaportën italiane dhe të lëmë vetëm atë shqiptare,” tha Rama teksa i dorëzoi De Biazit, “Medaljen e Nderit” të kryeministrit.

rama dhe de biasi



Ora 16:10 Rama: Stadium të ri për kuqezinjtë

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së tij në pritjen e rezervuar për kombëtaren në kryeministri u shpreh se, me arritjen e tyre lojtarët e kombëtares i kanë dhënë shembullin frymëzues Shqipërisë se ky vend mund të bëhet. Rama premtoi ndërtimin e një stadiumi të ri në Tiranë që siç tha ai do të jetë shtëpia e kuqezinjve.

Fjala e Ramës:
 
Më lejoni që përulësisht t’ju falënderoj me gjithë zemër dhe t’ju shpreh mirënjohje me të thellë për arritjen historikë. Mbrëmë kurorëzuam me sukses vrapimin më të vështirë të karrierës tuaj dhe më të rëndësishëm të historisë së futbollit shqiptare.
Deri dy vjet më parë askush nuk guxonte ta shihnin as me sy mbyllur dhe jo më me sy hapur. Ndoshta përveç trajneri tonë që mori dhe nënshtetësinë shqiptare ka pasur në mendje idenë e çmenduar se mund të ngjitshim majën e evropianit.
 
Fatkeqësisht nuk ishin të paktë ata që u sollën keq me ju pas humbjes me Serbinë, harruan gjithçka që ju kishit bëri. Edhe pse ju i kishin dhuruar edhe sikur të merrte fund aty diçka.
 
Kishin përballë një skuadër që në letër nuk krahasohet me tonën, as nga talentet individual as nga vlera monetare.
 
As më optimistët nuk do të guxonin për vendin e tretë dhe jo më vendin e dytë.
 
Nuk po llogaris gjuajttjet ndaj meje sepse balta e akuzave është ka herë pjesë e punës sime.
 
Kur maja u afrua shumë, vetëm ju e dini se çfarë barre të tmerrshme psikologjike përballë erërave që sa m shumë të ngjitesh aq më të forta bëhen.
 
Erërat u bënë stuhi sa që u rrëzuan dy herë në minutat shtesë.
 
Nuk do ta harroj kurrë momentin në dhomën e zhveshjes pas rënie së bilbilit të fundit në “Elbasan Arena”. Britmat e mundimshme të trajneri dhe zërin e kapitenit që përkthente.
 
Ishte momenti i provës së madhe të karakterit. Fati është me ata që nuk dorëzohen dhe sfida juaj pas humjes në minutat shtesë që ngjanin si shkelma të pamëshirshëm të fatit mu pranë ëndrrës ishte me vetëveten. Ndeshjen e ardhshme ose do ta fitonit ju ode do ta humbin ju.

Siç e parë edhe vetë nuk mbarojnë ata që duan të të mbajnë në krah. Ndërsa kur humb ke vetëm veten.
I doja me gjithë shpirt fitoren e mbrëmshme. Për ju në radhë të parë. Ndërsa këtë ceremoni e kisha përgatitur pavarësisht rezultatit.
 
Sot rrugët janë plot, ndërsa po të kishim humbur do të ishim prap këtu ndërsa në rrugë nuk e di se sa do të ishin.
 
Shkruar një faqe të lavdishme falë kualifikimit, por që do të ishte tillë pa
Kemi vendosur bashkë me presidentin e FSHF-së për ndërtimin e arenës ndërkombëtare në tiranë.
 
Më i madhi në Shqipëri që do të jetë shtëpia e kuqezinjtë.
Në hyrje të saj do të shkruhen në një pllakë të artë emrat tuaj një për një.
 
Tani që ju e bërë kombëtares sipërmarrjen më të madhe Evropian të Shqipërisë arena ndërkombëtare e Tiranës është një detyrim për ne.


Sot që në mëngjes më dërgoi mesazh kryeministri i i Italisë. Është një mësim që Shqipëria Evropiane bëhet.
 
Lejomini ta veçoj në fund duke i uruar beratit që fatin e rrugës së tij ta bëjë po kaq të ndriçëm saç e bëri kombëtarja.
 
Loriku që yllin e talentit të tij e vuri në shërbim të kombëtares që me forcën e veteranit e udhëhoqi
Medaljen e parë e mirënjohjes së këtij institucioni dhe timin dhe privilegjin e madh që më kanë bërë shqiptarët duke më vënë në krye të qeverisë, dëshiroj t’ia jap kombëtares dhe për të, kapitenit legjendar Lorik Canës.


edi rama

Ora 16:00 Mbi 20 mijë tifozë në sheshin “Nënë Tereza”
 
Sheshi “Nënë Tereza” sot është mbushur si asnjëherë më parë. Me flamuj dhe fanella kuqezi, shqiptarët kanë dalë për të pritur kombëtares pas suksesit të arritur në Armeni, që i garanton Shqipërisë pjesëmarrje për herë të parë në një Kampionat Evropian. Autoritetet policore bëjnë me dije se në shesh janë aktualisht mbi 20 mijë persona.

live nga sheshi

Ora 15:35 Rama pret lojtarët në Kryeministri
 
Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Xhani De Biazi dhe kapiteni, Lorik Cana janë pritur në një ceremoni të veçantë në Kryeministri. Kreu i qeverisë, Edi Rama doli në aeroportin “Nënë Tereza” për të pritur kuqezinjtë që ktheheshin nga Armenia. De Biazi dhe Cana bashkë me lojtarët e tjerë të kombëtares më pas zhvilluan një takim me Ramën në ambientet e brendshme të kryeministrisë.

rama kombetarja

rama kombetarja

Ora 15:25 Rama në autobus me kombëtaren
 
Lojtarët e kombëtares së Shqipërisë do të mbërrijnë me autobus nga aeroporti i Rinasit në sheshin “Nënë Tereza” ku i presin mijëra njerëz.Në autobus bashkë me lojtarët dhe trajneri, si dhe kreun e FSHF-së udhëton dhe kryeministri, Edi Rama.

Ora 15:00 Heronjte e kombetares mberrijne ne Rinas, priten nga Rama

Kanë dalë nga avioni me flamurin kombëtar dhe kanë pritur mijëra brohorima të tifozëve të flaktë që i pritën me orë të tëra në aeroportin e Rinasit. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, trajneri Giani de Biasi, kapiteni Lorik Cana dhe gjithë ekipi kuqezi janë përshendetur me kryeministrin Edi Rama i cili i priti personalisht, ndërsa me qindra tizofë nuk kanë dashur të humbin këtë rast historik pa shpkrepur një foto me heronjtë që na cuan në Francë 2016.





mberrin kombetarja

rama de biasi

rama de biasi

kombetarja
vjen kombetarja

Ora 12:30 Rama: T’i presim kuqezi

Vlerësimet dhe falënderimet e para pas tifozëve, ekipi kuqezi do t’i marrë nga kryeministri Edi Rama.

“Heronjtë e Kombëtares zbresin sot në Rinas në orën 12.40. Autobusi i Kombëtares mbërrin në Kryeministri rreth orës 13.30. Kombëtarja ndalet tek Sheshi Nënë Tereza rreth orës 14.30. Le t'u dhurojmë mikpritjen e merituar me diçka kuqezi në trup apo në duar”, shkruan Rama në Facebook.

Tifozët në Rinas në pritje të kombëtares
Me triumf dhe të entuziasmuar qindra mijëra tifozë janë mbledhur në aeroportin e Rinasit për të pritur heronjtë kuqezi. Tifozët kuqezinj duhet të presin deri sot në orën 14:30 për të takuar heronjtë e tyre. Tifozët nuk e fshehin entuziazmin dhe euforinë e fitores së mbrëmshme në Armeni dhe kualifikimin historik në Francë 2016 për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar.

Çdo gjë shkoi ashtu siç pritej dhe tashmë ata nuk ngurojnë të festojnë në çdo hap këtë ngjarje të madhe siç edhe e cilësojnë. Të shumtë janë tifozët të cilët kanë dalë të presin në Rinas djemtë e kombëtares, për të vijuar kështu festën e fitores e cila nuk ndaloi deri në orët e para të mëngjesit me këngë e valle në sheshet qendrore jo vetëm të qyteteve brenda kufirit, por edhe në mbrarë trevat shqiptare e vendet e botës ku jetojnë shqiptarë.

Festa ka nisur në minutën e 93' të mbrëmjes së të djelës në Jerevan kur arbitri sinjalizoi gjithcka, futbollistët shqiptarë e nisën festën ,ata kanë postuar foto, ndërsa të gjithë bashkë kanë bërë shqiponjën me duar. Të shumtë ishin shqiptarët që shkuan në Paris duke hedhur valle poshtë kullës Eiffel.





tifozet rinas

tifozet rinas

tifozet rinas



Tirofzët te Sheshi Shqiponja në pritje të kombëtares

 presin kombetaren te shqiponja

presin kombetaren te shqiponja


VIDEO-FOTO - Nisja e ekipit te kombetares shqiptare nga Armenia drejt Tiranes

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë

Greqi/ Arrestohet çifti shqiptar në qendër të Athinës, u kapën me lëndë plasëse dhe armë në makinë