Kombëtarja shqiptare U-21 do të vijojë përgatitjet me një tjetër ndeshje miqësore në kuadër të rrugëtimit drejt Kampionatit Europian U-21, “EURO 2027”. Kuqezinjtë e drejtuar nga Alban Bushi do të përballen me Ukrainën U-21 më 5 tetor, në stadiumin “Szentmarjay Tibor Városi Stadion”, në Eger të Hungarisë, në orën 15:30.
Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 28 shtator në Tiranë, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 21 lojtarët e ftuar për këtë ndeshje.
Lista sjell edhe katër risi, me dy prej tyre që vijnë nga Kombëtarja U-19. Për herë të parë me Kombëtaren U-21 janë grumbulluar Mattia Huqi dhe Gabriel Kulla, ndërsa mbrojtësit Numan Ajetovikj, futbollist i Egnatias, dhe Omer Bajraktari, futbollist i Malishevës, kanë zgjedhur të përfaqësojnë Shqipërinë. Uman Ajeti siç njihet ndryshe ka luajtur deri më tani për moshat e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë pjesë edhe e përfaqësueses U-21, ndërsa Omer Bajraktari ka kaluar nga moshat e Kosovës te Shqipëria.
Ndeshja ndaj Ukrainës është pjesë e programit të përgatitjeve të Kombëtares U-21 për Kampionatin Europian U-21 2027. Shqipëria U-21 do të jetë pjesë e turneut final si një nga vendet organizatore.











Komente
Komento