TIRANË - Banorët e zonës së Kombinatit kanë dalë në protestë kundër prerjes së pemëve nga Bashkia e Tiranës, duke bllokuar përreth 30 minuta qarkullimin e automjeteve në këtë aks kryesor.
 
Në këtë zonë bashkia e Tiranës ka nisur një projekt për zgjerimin e rrugës, por sipas kreut të minibashkisë nr. 6 Krenar Cenollari që i është bashkuar kësaj proteste, askush nuk i ka njoftuar se çfarë po ndodh.
 
Menjëherë ka reaguar Nashkia e Tiranës, e cila ka deklaruar se nuk është prerë asnjë pemë e as nuk do të pritet. Madje bashkia ka akuzuar se eksponentë të majtë po përpiqen të bllokojnë qëllimisht këtë projekt, i cili synon të rrisë sigurinë e qytetarëve.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)