Pas një konfliktit me pronarin e një lloto sporti, merr armën dhe qëllon në drejtim të derës së ndërtesës. Kjo është ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në zonën e Kombinatit, në "Rrugën e Qelqit".

Sipas policisë, mësohet se personi i identifikuar si Altin Dani ka qenë në gjendje të dehur dhe pas konfliktit me pronarin e llotos, ka marrë një armë automatik dhe ka gjuajtur.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk pati asnjë të plagosur apo viktimë.

Pas ngjarjes mësohet se i dehuri është larguar me një automjet tip Fiat, ndërsa në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja kallashnikovi. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Rreth orës 21.30  në rrugën "Hamdi Cenoimeri" u bë e mundur gjetia dhe sekuestrimi i armës së zjarrit Kallashnikov e cila ihste hedhur në një kazan plehrash si dhe makina e autorit që qëlloi me armë. 

Altin Dani
(Arma e hedhur në një kazan plehrash)
Altin Danit
(Automjeti i braktisur i autorit)

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)