Kombëtarja, largohen dy futbollistë të dëmtuar, ja kush do t'i zëvëndësojë

Mbrojtësi Frederik Veseli dhe mesfushori Ylber Ramadani largohen nga grumbullimi i Kombëtares. Në një njoftim të FSHF-së bëhet me dije se dy futbollistët janë larguar nga grumbullimi për shkak të dëmtimeve të pësuara.

Veseli dhe Ramadani kanë pësuar tërheqje muskulare gjatë miqësores me Jordaninë dhe e kanë pasur të pamundur për të qënë të gatshëm për duelin e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit. Ndërkaq për të zëvendësuar këta dy futbollistë trajneri Christian Panucci ka thirrur mbrojtësin Ivan Balliu dhe mesfushorin Sabien Lilaj të cilët do t’i bashkohen skuadrës.

Ndeshja me Jordaninë rezultoi fatale për fatin e tre lojtarëve kuqezi pasi që në minutën e 5-të gjatë lojës u dëmtua edhe Enea Mihaj. Kjo do të thotë se me shumë mundësi dyshja e qëndrës së mbrojtjes do të përbëhet nga Gjimshiti dhe Mavraj.

Për Ivan Balliun bëhet fjalë për rikthim në Kombëtare ndërsa Sabien Lilaj ishte i grumbulluar për ndeshjet e shtatorit madje luajti titullar ndaj Skocisë. Skuadra vijon normalisht seancat stërvitore për ndeshjen e së dielës në Beer Sheva ndaj Izraelit një ndeshje e rëndësishme për fatin e Kombëtares në Ligën e Kombeve.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan

Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan