Komentatori i njohur sportiv, Dritan Shakohoxha në orët e vona të mbrëmjes ka preferuar të qëndrojë me miqtë e tij të sportit dhe të aktrimit.

Këtë fillim jave ai është kapur nga paparazi ynë nën shoqërinë jo vetëm të kolegëve të sportit por dhe aktorët, që me sa duket këto të fundit duhet të jenë dashamirës të sportit.

dritan shakohoxha

Nën tavolinën e Shakos, ku kanë ndenjur deri në orët e mesnatës kanë qenë gazetari i sportit në Top Channel, Endi Tufa, aktori Gent Bejko dhe aktori dhe moderator i njohur i emisionit “Kape kohën”, në ekranin e “Top Channel”, Gentian Hazizaj.

Nuk dihet çfarë e ka lidhur moderatorin e njohur me artistët por mendojmë një shoqëri e mirë duke shijuar një gotë vere të mirë.

(Redaksia Online)