Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar për herë të parë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Aldo Baren.
 
Ndërsa Rama ka postuar një fotografi me bashkëshorten ku ka uruar 8 Marsin, një komentues i ka shkruar “Rrofsh për urimin Z. Rama! Gjej rastin t'iu drejtoj një pyetje, a mos u teprua pak me faljen e këtij Aldo Bares?”
 
Ndrësa Rama i është përgjigjur “Po pse po më bie goja mua Vettingu, Vettingu si thua ti?!”
 
Një tjetër komentuese i ka shkruar Ramës: ”Bëje një të mirë sot për 8 mars meqë thua se i vlerëson gratë. Ulu bashkëpuno me opozitën e bëni çka ju ka kërkuar Europa e na futni në Europë se boll na mbajtët peng. Bëje për të gjitha gratë e vajzat, për çdo familje shqiptare që duan të ndërtojnë një jetë ku duan vetë e si duan vetë. Po ta kërkoj ty zoti Edi Rama se për ty kam votuar e tek ti kam të drejtë të kërkoj”.
 
Rama i ka uruar komentueses 8 Marsin dhe i ka shkruar: “Suela nëqoftëse ty të duket se jemi të gjithë pengmarrës, ky është një problem që zgjidhet duke i gjykuar qëndrimet e secilit e jo duke i futur të gjithë në një thes! Gëzuar 8 marsin”.

edi rama

edi rama

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com