Qytetarët kanë sulmuar Sali Berishën lidhur me padinë që ai ka bërë ndaj sekretarit të Shtetit Antony Blinken, pas shpalljes 'non grata'. Berisha ka shpërndarë në rrjetin e tij social 'Facebook', një pjesë nga deklaratat e tij në foltore, por duket se komentuesit kanë shpërthyer ashpër ndaj tij.
Sipas Berishës, gjykata në Francë i ka pranuar padinë ndaj Blinken, por komentuesit e akuzojnë se ish-kryetari i PD-së po gënjen. Një nga komentuesit nuk e ka kursyer Berishën në sy të gjithë audiencës. Ai i shkruan se cështja e Berishës vetëm dorëzuar dhe protokolluar, ndërsa nëse do të merret në shqyrtim do të vendoset në një fazë të dytë nga gjykatësi.
"Çështja jote në gjykatën e Parisit është dorëzuar dhe protokolluar, vetëm protokolluar dhe jo pranuar nga një gjykatës, pra pranimi nga gjykatësi për tu shqyrtuar është faza e dytë .Ju zoti Berisha në këtë rast jeni jo i vërtetë, keni gënjyer dëgjuesit tuaj në foltore. E dyta ai ligj që ju i referoheni për shpifje gjykata Franceze mbulon vetëm kur ju keni qene shtetas francez në momentin kur u akuzuat .Kjo është e vërteta zotni”, i shkruan një qytetar.
Sali Berisha deklaroi katër ditë më parë në foltoren në Kavajë se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij për shpifje ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Por, gazetari Albi Xhunga ka kontaktuar me zyrën e shtypit të tribunalit të Parisit dhe sipas tij dosja është depozituar, por në hapat e mëtejshme vendoset nëse kjo padi do të gjykohet apo jo. Sipas tij, jemi thjesht në fazën që çështja është protokolluar, nuk ka asnjë më shumë.



SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6843
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grabitja më e rëndë për një futbollist, Giroud e pëson keq në SHBA
19 Shkurt, 16:00
-
Roli i princit saudit në përpjekjet e Presidentit Trump për t’u dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gazë
19 Shkurt, 15:58
-
Në opozitë të gjithë rreth Berishës për ‘shkrirjen e SPAK’, Tabaku bashkohet për të pyetur ‘Venecian’: PD protestoi e lirë para institucionit, PS si bandë e paguar
19 Shkurt, 15:41
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite, Putin: Ka rezultate, por është e pamundur të zgjidhen shumë çështje pa rritur nivelin e besimit mes Moskës dhe Uashingtonit
19 Shkurt, 15:33
-
Zgjedhjet në Gjermani, emigracioni dhe kostoja e jetesës shqetësim për votuesit
19 Shkurt, 15:23
-
'Me shpifësit shihemi në gjyq', Delina Fico i përgjigjet Berishës: Prej vitit 2010 s'kam marrë asnjë pagesë nga fondet e USAID dhe DASH për Shqipërinë
19 Shkurt, 15:05
-
'Thinking Machines Lab', Mira Murati debuton me startup-in e saj të inteligjencës artificiale: Fokusi te bashkëpunimi mes njerëzve dhe IA në fusha të ndryshme
19 Shkurt, 14:56
-
'Europa po tkurret ekonomikisht', Arben Malaj: SHBA ka sfidë gjeopolitike me Kinën! Trump po zbeh partneritetin e Amerikës me BE-në
19 Shkurt, 14:27
-
Mentor Kikia: Retorika e Berishës për shkrirjen e SPAK, nonsens elektoral që i jep avantazh Ramës
19 Shkurt, 14:02
-
Një tjetër deputet i PD-së tërhiqet nga Primaret e PD-së! Ferdinand Xhaferri kundër Berishës: Ky model më shumë e dëmton se sa e ndihmon opozitën
19 Shkurt, 13:33
-
New York Times: Heqja e non gratës? Berisha: LaCivita nuk ka tagër për qëllime lobimi, kompania është marrë për zgjedhje
19 Shkurt, 13:07
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
O njeres saliu ka gjithe jeten qe genjen,prandaj mos u habitni,ai ka genjyer qysh kur ka lindur,eshte regjistruar nd gjendje civile me atsime ram berisha kur ne fakt shiqerja e ka ngjizur me karaxhicin,ka genjyer per ditlindje e per cfar nuk ka genjyer ai njeri ai eshte vete genjeshtra.
Përgjigju