"Komisar Katani" nderohet në
Fier: Të parët e mi, shqiptarë

Fier: Të parët e mi, shqiptarë">
FIER  - “Nderime dhe respekt”-  vetëm kështu mund të përshkruhet mikpritja që qyteti i Fierit i ka bërë aktorit të mirënjohur Italian Michele Placido.

Aktori 67-vjecar, i cili më së shumti në vendin tonë njihet si “komisar Katani” është i ftuar nderi në festivalin e fimit “Apolonia International Students Film Festival”, që po zhvillohet në këtë qytet.

Plaçido,  ndërsa ka shprehur simpatinë e tij për vendin e vogël fqinj, evidentoi se të parët e tij e kanë prejardhjen nga Shqipëria.
 
''Unë e dua token, cilado qoftë ajo, kudo që më shkel këmba, për mua nuk ka dallim Itali, Francë, Shqipëri.
 
Kudo që shkel ndihem si në tokën time. Në vendin ku jam rritur kemi pasur miqësi me shumë shqiptarë të Italisë, madje gjyshja ime ka një linjë prejardhjeje me gjak shqiptari''.

Plaçido u prit nga drejtuesit me të lartë vendorë e lokalë të qytetit, ndërmjet të cilëve Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi, kryetari i bashkisë Baftjar Zeqo etj. Zeqo në fjalën e tij theksoi se “Plaçido është mik i çmuar i këtij qyteti.”

Ndërkohë , aktori Mevlan Shanaj, i rrëfeu aktorit italian se pse në Shqipëri e duan kaq shumë.

Pas fotografive të rastit me gjithë pjesmarrësit në këtë takim, aktori i njohur është shoqëruar për  një vizitë në qytetin antik të Apolonisë.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur

Mblidhet Grupi i PS, Çuçi: Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ende në fazë diskutimi në nivel politik! Seanca plenare dy ditë për shkak të rendit të ngjeshur