Nga kjo e martë Komisariati i Policisë Rrugore i është shtuar listës së objekteve në rikonstruksion nga Ministria e Brendshme.

MB sqaron se projekti parashikon ndërtimin e mjediseve të reja dhe moderne të Policisë Rrugore për pritjen e qytetarëve. 

Brenda 60 ditëve pritet që pamja e Komisariatit Rrugor të jetë krejt e re me hapsira në shërbim të qytetarëve të cilët do të priten në mënyrë sa më komode në mjedise të reja, që shkurtojnë kohën e kryerjes së procedurave standarde dhe rrisin transparencën e veprimeve të Policisë. 

tahiri
tahiri
tahiri

Në inagurim të punimeve ka marë pjesë dhe Ministri Tahiri i shoqëruar edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi dhe drejtori i policisë së Tiranës, Ardian Çipa të cilët janë njohur nga afër me detajet e projektit i cili pritet të mbarojë në ditët e para të dhjetorit.
 
“22 vjet pa vene dore, sot filloi ndërtimi i Komisariatit Rrugor Tiranë. Mbështetja e partnerëve që na besojnë. Të dedikuar për shërbim modern ndaj qytetarëve”, shkruan ministri Tahiri në Facebook.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)