Komisioni i posaçëm antikorrupsion, Xhafaj në Report Tv: Do ta ndërpresim para zgjedhjeve, të mos jetë pjesë e debatit elektoral! SPAK nuk na refuzoi, mbështes punën e tyre

Një komision i Posaçëm Antikorrupsion, pse tani?  ‘Çdo gjë ka një radhë’ thotë kreu i komisionit të posaçëm antikorrupsion Fatmir Xhafaj.

Në një intervistë në studio me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv, Xhafaj argumenton më tej

“Ne sot kemi reformuar sistemin e drejtësisë duam që pjesët e tjera që kanë lidhje me strukturat parlamentare dhe ekzekutive të sillen në të njëjtin nivel dhe standarde me atë të drejtësisë. Reformën në drejtësi kemi detyrë ta shtrijmë në dy pushtetet e tjera tek ekzekutivi dhe egjislaivi. Jemi fokusurar tel mirëqeverisja, antikorrupsioni dhe cështje që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit.

Reforma ligjore apo vullnet politik?

"Është e pamundur të ndahen nga njëra tjera' thotë Xhafaj i ftuar në studion e emisionit "Studio Live' në Report Tv. 

Xhafaj tregon se drafti prej 700 faqesh që do të përmbajë analizën e përgatitur nga komisioni do u jepet 40 ekspertëve, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë që punojnë jashtë për cështjet europiane.

"Më pas do të kalohet në planin Kombëtar të Veprimit. Do të propozohen masat përkatëse për ndërhyrje administrative dhe legjislative" tha ai.

Xhafaj zbulon se punimet e këtij komisioni do të ndërpriten para zgjedhjeve që të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral.

Pse ju? Po jemi maxhorancë. Do ta ndërpresim deri në fazën e dytë. Do të lëmë kohën e nevojshme të mos jetë pjesë e konfliktit elektoral" tha Xhafaj duke shtuar se mund të vijojë dhe dy legjislatura.

Deputeti socialist që drejtoi Komisionin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015 vlerësoi punën e Prokurorisë së Posaçme.

"Sot pandëshkueshmëria ka marrë një goditje të fortë. E kjo falë organeve të specialziuara që kanë një punë shumë të vështirë. SPAK duhet t’i japim një bravo të fortë. Grupet kriminale kanë pësuar goditje të fortë. Nuk është betejë e lehtë. Është trysni dhe presioni që ushtrohet ndaj tyre nuk është positive" tha Xhafaj. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:03
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Xhafaj: Ata që spekuluan do zhgënjehen! Qytetarët do marrin atë që morën nga reforma në drejtësi

 

Fatmir Xhafaj theksoi për Arbër Hitajn në Studio Live se ata që kanë spekuluar për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion do të zhgënjehen kur të shohin produktet.

'Të gjithë ata që kanë spekuluar do zhgënjen kur të shohim produktet. Shpresoj që qytetarët të marrin prej saj atë që morën nga reforma në drejtësi. Por le t’ia lëmë kohës.'

Ora 19:56
Fatmir Xhafaj: Parlamenti duhet të ketë më pak deputetë, ka nevojë për reformë strukturore! Mund të jetë e ndarë në dy dhoma

 

Fatmir Xhafaj zbulon në Studio Live se mund të ndryshojë struktura e parlamentit shqiptar. Pyetjes se a mund të shtohet një dhomë tjetër, Xhafaj është i mendimit se një dhomë e tillë mund të jetë, ndërsa thekson se ka nevojë për zvogëlim të numrit të deputetëve për ta bërë më eficient.

'Në logjikën time duhet të jetë. Nuk kam preferuar të përfshihem në çështje konkrete për të mos imponuar me opinione tona ekspertët. Ka nevojë për një reformë të brendshme strukturore të parlamenti aktual, për ta zvogëluar në numër dhe bërjen eficient, për të ulur nivelin e klientelizmit. Për funksionin e tij mbikqyrës dhe monitorues është i rëndësishëm ky rol i parlamentit.'

Ora 19:48
Xhafaj vlerëson SPAK: Kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në goditjen e grupeve kriminale! I duhet thënë një 'Bravo' e madhe

 

Fatmir Xhafaj vlerësoi punën e SPAK në Studio Live. Xhafaj thekson se prokurorët kanë bërë një punë të jashtëzakonshme në luftën ndaj krimit të organizuar dhe goditjes së grupeve kriminale. 

'Kam qenë partizan i kësaj alternative, i strukturës së posaçme, dhe partizan i pavarësisë së prokurorëve. Besoj që struktura e posaçme, Prokuroria e Posaçme, GJKKO pavarësisht problematikave po i bëjnë shërbim të madh vendit në luftën ndaj korrupsionit dhe krimit. Pandëshkueshmëria ka marrë goditje të fortë edhe falës punës së këtyre organeve. Duhet të jetë një proces i drejtë.

Kemi qëllim të ndëshkojmë në mënyrë të drejtë. Po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Vetëm për çështjet e grupeve kriminale duhet tu japim një bravo të fortë. Grupet kriminale kanë marrë një goditje të fortë. Nuk është betejë e lehtë. Është trysni e madhe. Gjithë ato kritika, sugjerime apo opinione duhet të jenë të mirëpritura.'

Ora 19:43
Drejtësia refuzoi Antikorrupsionin? Xhafaj në 'Studio Live': Spekulim, do japin kontributin e tyre

 

Fatmir Xhafaj shprehet në 'Studio Live' Report Tv, se nga media dhe politika është spekuluar sikur institucionet e drejtësisë kanë refuzuar Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion. Ai thekson se ata ia kanë besuar këtij komisioni bërjen e ekspertizës dhe evidentimin e ndërhyrjeve ligjore që duhen për të përmirësua punën. Xhafaj thekson se parlamenti nuk mund të refuzohet, ndërsa ata do vijnë më vonë në Komision për komente apo diskutime.

'Ka dhe probleme, si numri i madh i çështjeve, stoku i madh. Janë ngritur nga qytetarët vetë. Do duhet ti shikojmë. Do një analizë. Do një skanim. Dhe pastaj cila është kura e përshtatshme. Ata vetë kanë propozuar 140 nene, të gjitha institucionet e drejtësisë. Kanë spekuluar në mënyrë të turpshme një pjesë e politikës dhe një pjesë e medias. Tani po them, çfarë ndodhi. Këtë proces e bën kuvendi. Kuvendi ligje bën. Dhe nuk thërret ekspertë të institucioneve. Ne thamë, mund ta bënim këtë gjë brenda për brenda. I thamë grupeve të drejtësisë pse nuk e bëni vetë analizën, jeni institucioneve të pavarura. Pasi të keni bërë këtë gjë, këto 50 masat që ka caktuar BE, si do i zbatoni. Duhet të ulen në një tryezë. Duhet të koordinohen.

Në BE nuk hyn as GJL më vete, as qeveria më vete. Hyn shteti shqiptar. Duhet koordinim nga pikëpamja e përgjegjësive. Bëni dhe cilat janë ndërhyrjet ligjore. Ua lamë atyre në dorë. Ata thanë faleminderit, do japim kontribute me dokumente. Disa do sjellin ekspertë. Ata nuk kanë refuzuar, sepse nuk mund ta refuzojnë parlamentin. Është raport kushtetues. Nuk ka refuzim. Ata thanë ju po na jepni këtë opsion, ne themi bëjeni ju. Dhe ne po e bëjmë vetë. Ata do vijnë pastaj me komente, me diskutime.'

Ora 19:37
Antikorrupsioni, Fatmir Xhafaj në Report Tv: S’preket reforma në drejtësi, tymnajë! Opozita kërkon ta zhbëjë

 

Fatmir Xhafaj sqaroi për Arbër Hitajn në Studio Live se mazhoranca me Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion nuk kërkon të prek reformën në drejtësi. Por kërkon ta çojë më tej dhe ta përsos atë, përkundrazi është lidershipi i opozitës me Berishën që ka thënë se nëse vjen në pushtet do e zhbëjë SPAK dhe reformën në drejtësi. Por kjo është injorancë sipas tij, pasi duhet ndryshimi i kushtetutës për të bërë diçka të tillë dhe 94 votat.

'Ka 2 qëndrime, një të lidershipi zyrtarë të PD, që do e zhbëjmë reformën në drejtësi. Kryetari zyrtar dhe kandidati për kryeministër e ka thënë këtë gjë. Qëndrimi zyrtar. Kë reformë në drejtësi, atë që miratuam bashkërisht. Nga an tjetër mazhoranca. E cila në mënyrë konsistente ka deklaruar që shtyllat kushtetuese të miratuar në 2016 janë të panegociueshme, të pandryueshme. Një nga arritjet më të mëdha politike të këtyre 20 vjetëve. E kemi deklaruar këtë gjë. E gjithë kjo u turr me një gur për të vrarë 2 zogj. Për të na vënë përballë të djeshmes sonë dhe për ta bërë të cenueshme këtë reformë të rëndësishme. Kemi miratuar një rezolutë, kemi një strukturë të dokumenteve analitikë.

Është pak injorancë, thonë do prekim reformën, SPAK. Është injorancë. Nuk e dinë, ndoshta. Ne kemi miratuar ndryshime në kushtetutë. 40 amendamente. I bëmë që të mos vinte dikush si ky tani dhe do ta zhbëjmë thotë. Nuk mund të ndryshosh asgjë sot në sistemin në drejtësi pa prekur kushtetutën. Që të zhbësh reformën do ndërhyrje kushtetuese. Nga kanë frikë, nga ne apo nga vetja. Të gjithë ne nuk e bëjmë pa BE. Kjo është pak naive dhe qesharake. Ne mendojmë vetëm si ta konsolidojmë sistemin e drejtësisë.'

Ora 19:31
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Para zgjedhjeve do e ndërpresim punën, të mos futet në debatin elektoral

 

Fatmir Xhafaj sqaroi në 'Studio Live' fazat në të cilat ndodhet Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, teksa theksoi për Arbër Hitajn se puna e këtij komisioni do ndërpritet para zgjedhjeve që të mos futet në debatin elektoral.

'Tani thonë pse ju? Po ne jemi mazhorancë. Jemi për të qeverisur vendin. Nuk na janë shteruar energjitë. Jemi afër zgjedhjeve, dhe do e ndërpresim, deri në fazën e dytë do shkojmë. Do lëmë kohën e nevojshme. Të mos futet në debatin elektoral. Kështu na ndodhi edhe në reformën në drejtësi. E mbaruam në 2020. Janë procese, reforma. Nuk bëhen në ditën 1 të mandatit. Janë reforma të vështira.'

Ora 19:22
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion/ Xhafaj zbulon: Është hartuar drafti 700 faqe, ua kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtarë

 

Fatmir Xhafaj sqaroi në Studio Live se si janë thirrur ekspertët e fushave të ndryshme për tu bërë pjesë e komisionit të posaçëm antikorrupsion. Ku përfshihen edhe Avokati i Popullit, por edhe pedagogë të universiteteve që siç zbulon Xhafaj kanë hartuar një draft paraprak 700 faqe dhe më tej parashikohen 12 tryeza dhe forume të dialogut me qytetarë në qendra të qarqeve të vendit, për të zbuluar fenomenin e korrupsionin jo vetëm në qeverisjen qendrore por edhe në atë lokale.

'Thamë, a ka kapacitete? Po, ka ardhur një brez shumë i formuar. Kemi një klasë profesionistësh, nëse i përthithim pjesë të kësaj iniciative mund të marrim rezultat të mirë. Iu drejtuam 3 kategorive të pavarura: institucionet e pavarura, jo vetëm drejtësia. Janë Avokati i Popullit, Komisionerët. Institucione që dalin nga Kuvendi. Iu thamë sillni propozimet që ju keni. Iu drejtuam fakulteteve publike dhe jo publike.

Kanë sjellë propozime. Së treti shoqëria civile. Së katërti iu drejtuam, edhe komunitetit të biznesit se kanë lidhje të drejtpërdrejtë me qeverinë. Ne bëmë ftesën ata sollën emrat. Nuk jemi përfshirë në procesin e hartimit. u kemi thënë merrni raportet ndërkombëtare, të BE dhe DASH.

Çfarë thonë raportet për këto 3 fusha? Ata kanë bërë një skanim. Ka një draft paraprak 700 faqe, i ndarë në 15 komponente. kemi bërë publike një përmbledhje ekzekutive. Kemi një faqe të komisionit, masl.al. Nuk ka gjë që nuk është aty. Transparencë maksimale. Kemi siguruara transparencën maksimale. Këtë draftin e ekspertëve, po e nënshtrojmë një procesi konsultimi. Parashikon 12 tryeza tematike.

Kemi filluar 2 kemi dhe 10 në javët në vijim. Ftojmë gjithë shoqërinë civile. Bëhet prezantim nga ekspertët. Ne deputetë jemi në rolin e menaxhuesit, të papërfshirë. Aty kushdo mund të shpreh, komente, sugjerime dhe propozime. Do bëjmë disa forume të dialogut qytetarë. Do shkojmë në qendrat e qarqeve, në qendrat universitare.'

Më tej Xhafaj thotë se këtë draft komisioni ia ka dhënë ekspertëve ndërkombëtarë, teksa tani e tutje pas fotografimit të situatës do gjenden zgjidhjet.

'Draftin u a kemi dhënë ekspertëve ndërkombëtare. Kemi të atashuar 40 ekspertë ndërkombëtarë, 20 të huaj dhe 20 shqiptarë. Do i kërkojmë të japin koment, vlerësim për analizën. Pasi kemi dëgjuar këto tryeza, mendimin e ekspertëve ky input do merret në draft dhe do bëhet një dokument final, serioz shqiptar. E fotografuam gjënë, këto janë problemet, çfarë duhet për këtë gjë? Si do trajtohet, si zgjidhet kjo?'

Ora 19:14
'SPAK merret me luftën ndaj korrupsionit', Fatmir Xhafaj në 'Studio Live': Ne kemi qëllim ta parandalojmë fenomenin

 

Fatmir Xhafaj ishte sot në Studio Live ku sqaroi për Arbër Hitaj arysen e ngritjes së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion dhe objektin e saj.

Xhafaj thotë se SPAK nuk mund të merret i vetëm me korrupsionin, pasi ky fenomen duhet parandaluar dhe duhen ngritur mekanizma që e luftojnë atë në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ. Kjo bëhet jo për qëllimin e futjes së njerëzve në burg.

'Nuk mund të fillojmë hajde të bëjmë një ligj, duhet bërë një analizë. Ne kemi këto ligje, cilat janë problemet që kemi. Pse nuk na kanë dhënë zgjidhje. Ligji është i mirë, por janë mekanizmat e zbatimit të ligjit. Mund të ketë nevojë për ndryshimin e institucioneve. Mekanizmat mbikëqyrjes dhe monitorimit të institucioneve, që të kontrollohet ecuria e zbatimit të ligjit. Që të jenë të zbatueshme. Ka dhjetëra institucioneve në luftën ndaj korrupsionit. Shumë pak janë eficient. Analiza që bëjmë, kemi nevojë për kaq shumë institucione apo vetëm për 1 apo 2.

Kemi ngritur SPAK, që merret me luftën ndaj korrupsionit. Po korrupsioni nuk është vetëm çështje penale. Është edukim, parandalim pastaj reagim institucional. Si i bëjmë këto? Nuk kemi qëllim ti çojmë njerëzit në burg. Kemi qëllim ta parandalojmë korrupsionin. Le të kemi SPAK që te ketë ekzekutivin, të kemi SPAK për institucionin ligjzbatues. Secili shikon përgjegjësinë e tij dhe koordinon në një qëllim të vetëm të ulet niveli i korrupsionit. Nuk e luftojmë ne korrupsionin, e lufton  ligji dhe krijojmë strukturat e përgjegjshme. Për vijimësi.'

Ora 19:06
Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Xhafaj: Pse tani? Reformuam sistemin e drejtësisë, tani duam ta shtrijmë reformën në ekzekutivin dhe legjislativin

 

Kreu i Komisionit Parlamentar Antikorrupsion, Fatmir Xhafaj shpjegoi në Studio Live me Arbër Hitajn pse ishte tani koha e duhur për një komision të tillë. Xhafaj theksoi 3 komponentët kryesorë që synon ky komision. 

'Mund të më thonit pse drejtësia në 2013? Mund të ishte bërë më parë. E kishim lajtmotiv. I gjithë ky proces ka vijë logjike. Kemi reformuar sistemin e drejtësisë. Duam që edhe pjesë të tjera ekzekutivi që kanë lidhje me drejtësinë. Në të njëjtin nivel dhe standard me drejtësinë. Kemi gjithë detyrimin për ta shtrirë këtë reformë shtet formuese edhe në dy pushtete e tjera, ekzekutivi dhe legjislativi. Kemi 3 komponentë, mirëqeverisës, antikorrupsioni dhe sundimi i ligjit. Nëse kemi aplikuar një sërë standardesh europiane që e bëjnë drejtësinë të njëjtët me vendet europiane, atëherë ka ardhur momenti ti kthehemi me të njëjtin vizion edhe këtyre fushave. Ua kemi borxh qytetarëve.

Nëse nuk ka sistem të shëndetshëm, suksesi nuk mund të jetë ai që do. Duhet tu kthehemi fuqisë së institucioneve. Që të zgjidhim problematikat. Qeverisja është komplekse, por po e shohim si të jetë më llogaridhënëse, më e hapur për qytetarët. Si të menaxhohen më mirë se tani fondet publike. Duhet vullneti politik. Është detyra jonë që të gjejmë çfarë ka nevojë.'

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/11/2024 02:39

    Na mbushe mendjen z.Xhafaj!E perse thua qe /SPAKU nuk mund te luftoje i vetem korrupsionin/,ju kerkoi gje ndihme?!Perse duhet /te kete nevoje per ndryshim institucionesh.Mekanizmat mbikqyres e monitorues te institucioneve qe te kontrollohet zbatueshmeria e ligjeve/?!/Nuk kemi qellim qe t'i cojme njerezit ne burg,por ta parandalojme korrupsionin/! Po pse cfare jane personat e akuzuar per korrupsion,adoleshente qe vjedhin skutera,apo dardhe, qe ju nuk doni t'i parandaloni?!/Nuk mund te ndryshosh asgje ne sist.e drejtesise pa prekur kushtetuten/-thote Xhafaj,por ama mund t'i vish rrotull me komisione si ky qe keni krijuar./Vetem per goditjen e grupeve kriminale duhet t'ju japim nje bravo te forte/-thote Xhafaj! Po per denimin e politikaneve nuk e meritojne nje bravo?!Ne te fundit,sofistimi i krimit ordiner,nuk i ben as hije krimit ekonomik per nga sofistikimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës, një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës

BBC: Udhëtimi 200 km me kajak përgjatë Vjosës, një prej lumenjve të egër dhe të fundit të Evropës